Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fillon ndërtimi i një kompleksi gjigant termal pranë Sofjes, i cili do të jetë në top 5 të Evropës

Foto: investor.bg

30 minuta larg qendrës së kryeqytetit dhe më saktë në fshatin Ravno Pole të Sofjes, ka nisur ndërtimi i një prej komplekseve më të mëdha të spave në Evropë, mësojmë nga investor.bg. Resorti i ri do të përbëhet nga 18 pishina me një sipërfaqe totale mbi 4000 m2 dhe me ujë mineral me temperaturë 57.5 gradë si dhe 20 rrëshqitëse uji me gjatësi totale 1.2 km, ndër të cilat do të jetë edhe rrëshqitësja më e lartë në Bullgari. Mysafirët do të ecin në zona të gjelbra të mbjella me mbi 500 palma natyrore të sjella nga destinacione të ndryshme ekzotike.

.

Kompleksi do të ketë një hotel me 5 yje me një qendër luksoze kurative që ofron procedura shërimi me ujë mineral, kripë, baltë, elektroterapi etj., do të ketë gjithashtu ambiente të shumta ngrënieje dhe argëtimi, si dhe kazino. Sipërfaqja totale e ndërtuar do të jetë mbi 52 mijë metra katrorë. Është planifikuar gjithashtu një linjë e rregullt autobusi, e cila do të lidhë Sofjen me atraksionin e ri.

.

Afati për realizimin e projektit është 3 vjet. Investitorët janë një kompani bullgare me përvojë shumëvjeçare në fushën e shërbimeve turistike dhe investimeve në pasuri të paluajtshme. Pas realizimit të projektit, ai do të jetë në top 5-shen e Europës për nga përmasat, parashikojnë ekspertët. Objekti më i afërt i ngjashëm ndodhet aktualisht në Bukuresht.

Lexoni më tepër:

Foto: investor.bg

Përgatiti në shqip: Kostandina Bello



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Motra Meri Grejs

BNR Shumen tregoi për ditën e punës së motrës Meri Grejs, e cila erdhi nga Tanzania në Bullgari

Motra Meri Grejs është një nga 7 murgeshat në manastirin benediktin në fshatin Carev Brod, Bullgaria Verilindore. Ajo është 27 vjeçe dhe është nga Tanzania. Gjashtë motrat e tjera në manastir janë nga Gjermania, Koreja, Filipinet dhe Bullgaria...

botuar më 24-10-06 9.50.PD

Vesella Rajçinova nga Bat Jam: Ditët kritike për vendime të rëndësishme janë përpara

Përshkallëzimi i tensioneve në Lindjen e Mesme ka përqendruar vëmendjen në fushën e diplomacisë dhe mundësinë e shmangies së përshkallëzimit dhe përzierjes së më shumë vendeve në konflikt. "Nga ana e Izraelit, Iranit dhe grupeve terroriste, ne..

botuar më 24-10-04 5.10.MD

Shkencëtarët mbështesin shkollat ​​me mësime mbi mënyrat e jetesës së shëndetshme në mjediset urbane

Cili është niveli i decibelit të një motori avioni ose të një pëshpëritjejе, një bisede normale, të lëvizjes së një makine me shpejtësi 60 km/h, të një koncerti rok dhe cilat janë vlerat e rrezikshme për shëndetin e njerëzve dhe të kafshëve?..

botuar më 24-10-04 5.45.PD