Protestat e minatorëve dhe punëtorëve të energjetikës nga kompleksi “Marica Lindje” vazhdojnë për të njëmbëdhjetën ditë. Bllokadat vazhdojnë në autostradën “Trakia” në kilometrin e 208, në udhëkryqin në drejtim të qyteteve Stara Zagora dhe Haskovo, në Qafën e Republikës dhe në rrugën automobilistike pranë Gurkovo. Protestuesit po përgatiten gjithashtu për një aksion efektiv grevë, vendimi u mor në një takim të improvizuar në autostradën “Trakia” pranë Stara Zagora. Kërkesa kryesore e sindikatave në kompleks mbetet që plani i tranzicionit të drejtë të tërhiqet dhe të rishikohet. Për të nisur një grevë efektive, duhet të mblidhen më shumë se 3400 nënshkrime nga minatorët dhe më shumë se 50% e punëtorëve në termocentralet, pas së cilës do të shpallet data. Deri atëherë, bllokadat mbeten. Një protestë kombëtare po përgatitet edhe për të enjten më 12 tetorin.
Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari ka lëshuar një thirrje për pjesëmarrje në një protestë më 26 nëntor kundër buxhetit për vitin 2026, i cili është gati të miratohet në lexim të dytë. "U bëjmë thirrje jo vetëm anëtarëve tanë, por edhe të..
Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në zonat me erë – deri në 10-12°, ndërsa në Sofje – rreth 4°. Në pjesët perëndimore të Rrafshinës së Danubit dhe në Fushën e Trakisë së Epërme moti do të mbetet i qetë dhe me mjegull...
Bullgarja Dr. Eli Haxhijska drejton një ekip që punon në misionin e NASA-s Transiting Exoplanet Survey Satellite (TESS) – një projekt hapësinor i dedikuar për zbulimin e planetëve jashtë sistemit tonë diellor, raportoi BTA. Ajo ka jetuar dhe punuar në..