Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Holanda dëshiron të dërgojë një mision monitorues në Bullgari

Foto: ЕPA/BGNES

Holanda po kërkon më shumë informacion nga Komisioni Evropian, si dhe një mision për të zbuluar se si zbatohet sundimi i ligjit në Bullgari, përpara se të vendosë nëse do të mbështesë pranimin e Bullgarisë në Shengen, tha për BNR ministri i migracionit të mbretërisë Erik van der Burg.

“Duhet të presim informacione nga Komisioni. Është Komisioni ai që duhet të na japë informacionin e saktë, ka të bëjë me shtetin e së drejtës, më saktë me zbatimin dhe monitorimin e tij. Gjithashtu insistojmë për një mision faktmbledhës. Atëherë mund të marrim një vendim”, tha ministri. Vërejtjes së korrespondentes së BNR në Bruksel, Angelina Piskova, se Komisioni e ka hequr përfundimisht monitorimin mbi Bullgarinë, van der Burg i është përgjigjur se kjo ende nuk e kënaq Hagën dhe ata insistojnë në informacione shtesë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

KQZ mori rezultatet e rinumërimit në 2204 qendra votimi

Afati i fundit që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i kishte dhënë Shërbimit Informativ për marrjen e të dhënave përfundimtare të rillogaritura nga zgjedhjet e fundit parlamentare është përmbushur. Në orën 9 të mëngjesit ato u dërguan në KQZ...

botuar më 25-03-12 10.16.PD

GJEDNJ e shpall të paligjshme një tjetër padi kishtare kundër Bullgarisë

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) e ka shpallur të papranueshme ankesën e “Kishës së Krishterë Ortodokse dhe të tjerëve kundër Bullgarisë”. Vendimi është marrë unanimisht më 6 mars dhe është përfundimtar, njoftoi Ministria e..

botuar më 25-03-12 9.57.PD

Parashikimi i motit për 12 marsin 2025

Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°. Në Sofje do të jetë rreth 6°. Në zonat juglindore do të ketë ende reshje shiu para mesditës. Do të fryjë erë mesatare nga jugperëndimi, ndërsa pas mesditës dhe në mbrëmje në veri të..

botuar më 25-03-11 7.35.MD