Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka rritur parashikimin e rritjes për ekonominë bullgare në vitin 2023, sipas raportit vjeshtor të institucionit. Në vitin 2023, PBB-ja bullgare do të jetë 1.7%. Kjo është 0.3 për qind më shumë nga vlerësimet në raportin e pranverës. Por për vitin 2024, FMN pret që PBB-ja e vendit të rritet me 3.2 për qind, në vend të parashikimit prej 3.5 për qind në prill. Parashikimi i inflacionit është i lartë. Në vitin 2023 pritet të arrijë në 8.5 për qind, në sfondin e një inflacioni të parashikuar prej 7.5 për qind në pranverë.
Biznesi bullgar është pesimist për perspektivat në 2024. Një anketë e Shoqatës së Kapitalit Industrial mes anëtarëve të saj tregon se 80% presin që shitjet të ulen ose të mbeten në nivelin e vitit 2023. 43% presin të ardhura më të ulëta financiare dhe vetëm 1/4 janë optimistë për fitime më të mira dhe po planifikojnë investime më të mëdha. 4/5 e sipërmarrësve të anketuar presin që eksportet të ulen ose të mbeten të pandryshuara.Ka një rritje të madhe të importit të punëtorëve nga vendet e treta, dhe deri në fund të vitit pritet të arrihet shifra prej 50 mijë vetash. Mungesa e fuqisë punëtore mbetet një problem i përhershëm, tha për radion BNR Georgi Përvanov – ekspert për..
Ministria e Financave të Bullgarisë emetoi në tregun e brendshëm obligacione shtetërore 7-vjeçare në vlerë prej 300 milionë leva (rreth 144 milionë euro), me një normë interesi prej 3.25%. Kërkesat për blerje arritën në 446 milionë leva, me një..
Një kompani bullgare po zgjeron prodhimin e saj të makinave prerëse me lazer në Parkun Industrial Sofje – Bozhurishte, njoftoi Ministria e Ekonomisë. Investimi kap vlerën prej 2 milionë leva (mbi 1 milion euro). Kompania do të ndërtojë një ndërtesë..
Duke pasur parasysh numrin në rënie të popullsisë në vend, Këshilli Fiskal rekomandon qeverisë të ndërmarrë masa për kursime në Buxhetin 2026. Masat..
Banka Popullore Bullgare raporton një rritje të mprehtë të depozitave të reja të familjeve. Veçanërisht i theksuar është rritja e depozitave në euro...