Qeveria anuloi vendimet e kabineteve të mëparshme të vitit 2018 dhe 2012 lidhur me ndërtimin e centralit të dytë atomik në Bullgari - "Belene". Vendimet i referohen shpalljes së zonës së centralit të Belenës si objekt me rëndësi kombëtare dhe zhvillimit të negociatave me investitorët dhe prodhuesit e mundshëm të pajisjeve. Me vendimin e sotëm të kabinetit, caktohet ministri i energjisë që të marrë masa për përfundimin e procedurës së shpallur nga Kompania Elektrike Kombëtare për përzgjedhjen e investitorit strategjik për ndërtimin e centralit bërthamor “Belene” dhe njoftimin e kandidatëve të preferuar për paraqitjen e ofertave, me të cilët ishte nënshkruar një marrëveshje e konfidencialitetit.
Më 21 gusht në Athinë, në një takim midis kryeministrit Nikollaj Denkov dhe presidentit të Ukrainës Volodimir Zelenski, pala ukrainase konfirmoi interesin e saj për blerjen e dy reaktorëve bullgarë nga centrali i parealizuar “Belene” dhe pajisjet e tyre.Në nivel koalicioni, kemi vendosur të plotësojmë kërkesat e paraqitura nga mjekët e rinj në lidhje me nivelet e pagave, tha në një takim të Komisionit Parlamentar të Shëndetësisë kryetari i tij Kostadin Angellov, njoftoi gazetarja e BNR-së Milla..
Kryeministri Rosen Zheljazkov i bëri një ftesë Mbretit Charles III për të vizituar përsëri Bullgarinë, njoftoi Këshilli i Ministrave. Të dy folën në pritjen mbretërore të organizuar me rastin e Samitit në kuadër të iniciativës "Procesi i Berlinit" në..
Grupi i liberalëve në Parlamentin Evropian, "Rinovo Evropën", krijoi një grup pune për të hetuar abuzimet e mundshme qeveritare ndaj sundimit të ligjit në Bullgari. Si arsye për këtë veprim përmenden "sinjale shqetësuese për përndjekje politike, abuzim..
Prokuroria ngriti akuza të reja ndaj kryetarit të Bashkisë së qytetit Varna, Bllagomir Kocev, dhe sqaroi disa nga akuzat e mëparshme, raportoi gazetarja..
Të martën , temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 8°, në Sofje – rreth 4°. Para mesditës , vranësirat do të jenë të dendura dhe në disa..
Do të bëhet gjithçka e mundur që asnjë shtresë e popullsisë të mos dalë e dëmtuar – për këtë siguroi ministri i punës dhe politikës sociale, Borisllav..