Me rastin e 80-vjetorit të lindjes së këngëtarit dhe kompozitorit të njohur bullgar të estradës Petër Çernev, pikërisht në ditëlindjen e tij - 7 tetor – ishte i gatshëm versioni i ri i këngës së tij "Formula magjike". Duke fituar çmimin e tretë në festivalin "Orfeu i Artë" në 1975, "Formula magjike" mbetet një nga këngët më ikonike të Petër Çernevit. Tani ky hit i përjetshëm me muzikë të Petër Çernevit dhe tekst të Mirjana Bashevës rikthehet në një aranzhim krejtësisht të ri. Performanca e këngës është plot emocion dhe shpirt, që bashkohen në zërat e vetë Petër Çernevit dhe vajzës së tij Jana Çerneva.
Petër Çernev lindi më 7 tetor 1943 në Vidin (Bullgaria Veriperëndimore) dhe u diplomua në Degën e Estradës në Konservatorin Shtetëror Bullgar në Sofje në vitin 1969 në klasën e Irina Çmihovës. Koncerti i tij i parë ishte me të. Pasuan çmime, bullgare dhe ndërkombëtare, koncerte, turne dhe regjistrime në një sërë vendesh. Veprimtaria e tij aktive u shtri në vitet 1970 dhe 1980.
Vajza e Petër Çernevit - Jana Çerneva - doli në skenë për herë të parë në moshën 4-vjeçare, kur babai i saj e inkurajoi të interpretojë një këngë para publikut.
Jana ka luajtur piano dhe kënduar që e vogël. Ajo u diplomua në Vjenë në degën e “Shkencave Teatrore, Filmore dhe Mediatike”. Sot Jana punon dhe jeton me familjen në SHBA, por shpesh udhëton në Bullgari.
Aranzhimi i ri i "Formula magjike" nga Aleks Nushev i jep këngës freski dhe aktualitet duke ruajtur thelbin e saj “zemërthyes”. Performanca e përbashkët e babit dhe bijës tregon fuqinë e muzikës për të bashkuar brezat dhe vlerat kulturore.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Toma Zdravkovin e njohim si një nga zërat më karakteristikë të rokut bullgar. Pas një periudhe të ngopur me pjesëmarrje në formate televizive, ai sërish është angazhuar aktivisht në krijimin e këngëve të reja. Pasi prezantoi “Përpara” dhe “Mbresat..
Kënga e fundit e Vlladi Ampov - Grafa është "Një herë në një milion". Autori i muzikës dhe aranzhimit është vetë Vlladi, ndërsa teksti është i Rushi Vidinliev. Ky takim krijues nuk është i pari për ta - bashkëpunimi i tyre i mëparshëm ishte 20..
Pas 17 takimesh të suksesshme në Evropë, formati i njohur letrar "Kutia postare për përralla" vazhdon turneun evropian me 11 vende të tjera. Ai paraqet një repertor tekstesh të reja dhe të preferuara nga publiku, të shkruara posaçërisht për..
Plovdiv Jazz Fest feston këtë vit ditëlindjen e tij të dhjetë me një program, verën dhe vjeshtën, ku marrin pjesë disa nga emrat më të mëdhenj të botës..
Një nga këngët më të bukura të përjetshme të Bullgarisë është "Perëndo, perëndo, o diell i ndritshëm". Besohet se ekziston si një melodi për të paktën..