Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

A ka filluar bullgari të vlerësojë burimet natyrore?

Një projekt etnografik i Akademisë Bullgare të Shkencave gjurmon lidhjet njeri – shoqëri – natyrë

Jeta në zonat e mbrojtura ndryshon jetën në shumë vendbanime bullgare, por gjithashtu hap mundësi të reja

Foto: lifeinprotectedsites.com

Si e imagjinojmë jetën tonë, mënyrën e jetesës, jetesën pranë territoreve të mbrojtura natyrore dhe si dukeshin këto rezervate 100 vjet më parë, para masave mbrojtëse të ndërmarra nga institucionet - tema është objekt i hulumtimit shkencor nga një ekip shkencëtarësh të rinj bullgarë. Projekti i tyre quhet “Jeta në zonat dhe territoret e mbrojtura: sfidat, konfliktet, përfitimet”. Për tre vjet, ata kanë kryer kërkime etnografike në terren, duke u fokusuar në marrëdhëniet midis banorëve vendas dhe mënyrës së tyre të jetesës, interesave të biznesit dhe autoriteteve rregullatore lokale dhe shtetërore - të gjitha në sfondin e ruajtjes së natyrës.

Plazhi Bollata në Kepin Kaliakra, 21 gusht 2013

Shkencëtarët përpiqen të shohin se si njerëzit vendas e perceptojnë dhe e vlerësojnë ndikimin e aktiviteteve njerëzore në natyrë dhe qëndrimin e tyre ndaj burimeve natyrore. Nga ana tjetër, me interes janë edhe mundësitë që u krijojnë njerëzve vendet e mbrojtura.

Zona Silistar - pjesë e rrjetit ekologjik evropian NATURA 2000

Projekti i studiuesve bullgarë po hyn në një fazë të re – atij i kushtohet një ekspozitë fotografike, e organizuar në ndërtesën e Institutit të Etnografisë dhe Folklorit në Akademinë Bullgare të Shkencave në Sofje. Gjithashtu, së fundmi u mbajt një konferencë shkencore me pjesëmarrje të madhe ndërkombëtare.

“Gjatë hulumtimit në terren, na la përshtypje sesi për grupe të ndryshme njerëzish, madje brenda një komuniteti rural, natyra ka një vlerë të ndryshme”, tha kryeasistenti Ivajllo Markov, etnograf nga Akademia Bullgare e Shkencave, dhe shtoi:

“Barinjtë kanë një këndvështrim ndaj botës shtazore, gjuetarët kanë një këndvështrim tjetër, njerëzit që kanë lidhje me ruajtjen e biodiversitetit kanë një këndvështrim të tretë. Në realitet, këto tipare natyrore janë të rëndësishme, por në një mënyrë të ndryshme për të gjitha. Sipas vëzhgimeve tona, ka pasur zhvillim në 10-15 vitet e fundit për sa i përket ruajtjes së natyrës. Ju kujtojmë që në fillim, kur u prezantua NATURA 2000, se sa protesta dhe skandale kishte, njerëzit ishin negativë ndaj këtij rrjeti. Tani, dalëngadalë, qëndrimet kanë filluar të kthehen dhe madje komunitetet lokale shfrytëzojnë faktin që një territor është në NATURA 2000 për të kundërshtuar projektet e mëdha të infrastrukturës.”


Megjithatë, tema e jetës së njerëzve pranë zonave të mbrojtura është inovative dhe specifike për etnologët bullgarë.

“Kjo temë na jep mundësinë të trajtojmë në një mënyrë të re disa nga temat klasike etnografike, për shembull, jetesën e njerëzve, aktivitetet e ndryshme që ata kryejnë në zonat e mbrojtura dhe falë burimeve natyrore atje”, vuri në dukje kryeasistenti Ivajllo Markov:

Liqeni i Shabllës dhe Ezerecit

“Përdorimi i burimeve duhet të jetë brenda kufijve të caktuar, nuk mund të marrim, por edhe të japim. Kemi shembuj që ka tension mes qytetarëve, administratës lokale dhe administratës shtetërore në këto zona. Është e vërtetë që në projekt nuk na kanë interesuar problemet që lidhen me politikën dhe rastet e njohura. Vëmendja jonë është në vendbanimet më të vogla. Një prej tyre është fshati Ezerec, pranë Shabllës. Liqeni i Shabllës është një kilometër e gjysmë larg fshatit dhe në të kaluarën ka pasur një rëndësi të madhe për banorët vendas. Aty ishte vendi ku laheshin qilimat, rreth tij kishte kullota për bagëtitë, kallamishtet e liqenit përdoreshin si material për mbulim të shtëpive.

Më vonë, në vitet 1970, u ndërtua një rezidencë qeveritare dhe kështu filluan kufizimet. Për njerëzit, kjo është një traumë, sepse aksesi në liqen është i kufizuar, siç është edhe peshkimi. Nga ana tjetër, kjo mbyllje ndihmon në ruajtjen e natyrës, prandaj natyra përgjatë bregdetit tonë verior të Detit të Zi është shumë më e ruajtur sesa ajo në bregdetin jugor. Sot kjo e bën të mundur zhvillimin e turizmit ekologjik, rural dhe njerëzit janë të vetëdijshëm për këtë përfitim. Ezerec është një fshat ku popullsia filloi të rritet edhe para pandemisë. Për momentin aty po hapen shtëpi të reja pritëse, por ka një ekuilibër dhe ndërtimi është brenda kufijve të lejuar”.

Foto: Projekti “Jeta në zonat dhe territoret e mbrojtura: sfidat, konfliktet, përfitimet”, Bashkia e Silistrës, BGNES

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pse Sofja është kryeqyteti i përshtatshëm për Tubimin Panortodoks

Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..

botuar më 24-11-22 7.45.PD

Bullgaria është e para në BE që realizoi inteligjencën artificiale të nivelit të lartë në gjuhën e saj

Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..

botuar më 24-11-20 2.59.MD
Ursula von der Leyen

Ekipi i ri i Ursula von der Leyen: a do të arrihet një "marrëveshje paketë" për të miratuar të gjithë komisionerët e BE-së

Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..

botuar më 24-11-20 9.20.PD