Tenisti bullgar nga elita botërore e tenisit Grigor Dimitrov po vazhdon serinë e tij mbresëlënëse të fitoreve në Shangai dhe për të nëntën herë në karrierën e tij u kualifikua në gjysmëfinalet e Masters, njofton uebfaqja "Sportal". Tenisti ynë më i mirë përballoi Kilianin Nicolas Jarry 7:6(2), 6:4 në 1 orë e 40 minuta lojë dhe arriti suksesin e parë ndaj këtij kundërshtari pas disfatës në dy ndeshjet e mëparshme.
Triumfi i sotëm do të thotë se Dimitrov do të ngjitet në vendin e 17-të në përditësimin e radhës të renditjes botërore.
Ju kujtojmë se më 7 korrik 2014 Grigor Dimitrov u ngjit për herë të parë në Top 5 të renditjes botërore, ndërsa më 20 nëntor 2017 arriti kulmin (vendin e 3-të) dhe qëndroi në këtë pozicion për 10 javë rresht.
Një nga maratonat më sfiduese në Bullgari, ultramaratona Pirin Ultra, zhvillohet në malin Pirin. Gara mbahet mes bukurisë madhështore, shtigjeve shkëmbore dhe majave të Pirinit nga 21 deri më 23 shtator. Sipas aftësive të tyre, pjesëmarrësit..
Duke filluar nga sot, 22 shtator, qyteti ynë detar Burgas pret festivalin e parë evropian të gjimnastikës për personat mbi 50 vjeç /Golden Age Gym Festival 2024/ për vendin tonë. Më shumë se 1400 përfaqësues nga 19 vende nga Evropa dhe Japonia po..
Tenisti më i mirë bullgar, Grigor Dimitrov, mposhti kampionin olimpik nga Lojërat Paris 2024, Novak Gjokoviq, në një ndeshje bamirësie në Sofje të organizuar nga Fondacioni “Grigor Dimitrov”. Ndeshja përfundoi me rezultat 6:4, 2:6, 10:6 për..