Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Muzika është rruga e shkurtër për të mësuar bullgarisht për fëmijët e shkollës “Roden Krai”në New Jersey

Elena Antimova dhe Orkestra e Dhomës së Shkollës të së Dielës

Më 10 shtator, zilja e shkollës shpalli fillimin e vitit të ri shkollor për fëmijët bullgarë në New Jersey qendror dhe verior. Dyert e shkollës bullgare "Roden Krai" janë të hapura për të gjithë bashkatdhetarët tanë që dëshirojnë të ruajnë frymën bullgare në Amerikën e largët, dhe ta përcjellin ndër breza.

Tani në shkollë mësojnë rreth 30 fëmijë me origjinë bullgare, na e bëri të ditur pianistja Elena Antimova, e cila për vitin e tretë akademik do të japë orët e muzikës në shkollën e së dielës bullgare. Më të vegjlit janë pesë vjeç dhe do t'i bashkohen grupit përgatitor të shkollës, ndërsa më të mëdhenjtë janë në klasën e gjashtë dhe kuptohet se flasin më mirë bullgarisht nga të gjithë.

“Ata kanë pasur mundësinë të vizitojnë Bullgarinë shumë herë në verë gjatë viteve, kështu që gjuha e tyre është në nivelin më të mirë. Me fëmijët e vegjël është jashtëzakonisht e vështirë të rikrijosh mjedisin gjuhësor me këtë një ditë në javë kur ata vijnë tek ne - shpjegon Elena Antimova, e cila ishte mysafire në Radio Bullgarinë para se të largohej nga vendlindja pas një pushimi tjetër këtu me familjen.

“Shumica prej tyre jo vetëm që kanë lindur në Shtetet e Bashkuara, por vijnë edhe nga familje të përziera, ku vetëm njëri prej prindërve është bullgar. Mendoj se mësimi i gjuhës është vërtet jashtëzakonisht i vështirë për fëmijët tanë dhe kolegët që japin bullgarisht dhe letërsi po ia dalin shumë mirë”.

Pikërisht zbulimi i mësuesve të kualifikuar të gjuhës bullgare është një nga sfidat kryesore me të cilat përballet ekipi i shkollës "Roden Krai". Ata pranojnë se fondet të cilat ndan shteti bullgar për aktivitetet e tij janë një ndihmë e madhe, por jo e mjaftueshme për të lejuar shkollën, përveç pagave të mësuesve dhe qirasë për ndërtesën, të organizojë ngjarje shtesë që të motivojnë fëmijët dhe të bashkojnë komunitetin bullgar.

Mirëpo, pavarësisht vështirësive, kjo shkollë relativisht e vogël e së dielës arriti të realizojë qëllimin e saj të madh - t'i bëjë fëmijët e bashkatdhetarëve tanë në këtë pjesë të Amerikës ta ndjejnë Bullgarinë me shqisat e tyre. Aktualisht, pesë mësues punojnë me fëmijët, por Elena shpreson që së shpejti të gjejë përforcim në formën e një mësuesi tjetër muzike. Vetë ajo u bë pjesë e ekipit pasi i çoi fëmijët e saj në shkollën "Roden krai" dhe u ftua nga drejtori i shkollës, Milen Rusanov, t’ijepte mësim korit të shkollës. Përvoja e saj profesionale si pianiste i dha asaj besim se mund ta përballonte këtë sfidë.

“Nuk e kisha idenë që veprimtaria ime dotë ishte aq ndryshme nga ajo që mendoja se do të bëja. Sfida doli të ishte një rrugëtim mjaft interesant për mua - na tregon Elena Antimova. - Formimi i një kori shkollor ishte synimi numër një i shkollës dy vjet më parë, sepse është një mënyrë tjetër në të cilën fëmijët mund të motivohen për të mësuar gjuhën. Jo me libra, jo me fletore, jo në tabelë dhe jo nëpërmjet diktimit, por përmes një forme tjetër më tërheqëse që i ndihmon të zhvillojnë aftësitë e tyre gjuhësore.

Për këtë arsye këngët duhet të përzgjidhen mirë – të përshtaten me natyrën e fëmijëve, të jenë argëtuese, dinamike, me theks mbi elementin folklorik. “Mendoj se është shumë e rëndësishme që fëmijët të mësojnë këngët popullore”, thotë Elena Antimova.

Shkolla Bullgare në Cranford u themelua nga disa familje bullgare që ndjenë nevojën për t'u siguruar fëmijëve një vend ku ata të mund të studionin gjuhën dhe muzikën bullgare, të kombinuara me folklorin, traditat dhe kulturën tonë të veçantë. Qyteti ndodhet në afërsi të New York, ku ka një komunitet të madh emigrantësh bullgarë. Pavarësisht kësaj, distancat rezultojnë të jenë një sfidë e madhe për të pasur një komunitet të bashkuar bullgar në New Jersey- mësojmë më shumë nga Elena Antimova:

“Duke u bërë pjesë e shkollës bullgare, takova aq shumë bullgarë, sa nuk e kisha menduar kurrë se mund të kishte në një vend. Jo të gjithë jetojnë në Cranford ose rreth tij. Familja ime jeton rreth gjysmë ore larg me makinë, që nuk është shumë, por ne kemi disa familje që jetojnë rreth një orë - një orë e gjysmë me makinë nga qyteti, dmth. ata vijnë nga shumë larg çdo të diel që fëmijët e tyre të jenë në shkollë. Pra, shkolla është padyshim një faktor unifikues.

Foto: Shkolla Bullgare “Roden Krai”në New Jersey

Përktheu në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Gazetaria tradicionale në vendin tonë nuk ka audiencë rinore

Sipas hulumtimit të Institutit Kombëtar të Statistikave për vitin 2023 mbi 88% e familjeve në Bullgari kanë akses të vazhdueshëm në internet. Shumica e përdoruesve përdorin në mënyrë aktive rrjetin online çdo ditë, ndërsa mbi 95% e tyre janë gjithashtu..

botuar më 24-05-20 7.30.PD

Tregu emblematik i mbuluar i Sofjes së shpejti do të jetë sërish i hapur për vizitorët

Riparimi i shumëpritur në shkallë të gjerë dhe restaurimi i pamjes dhe funksioneve origjinale të ndërtesës të njohur si " Halite "  në Sofje tani ka përfunduar. Vizitorët e parë do të mund të hyjnë dhe të blejnë atje më 23 maj. Kjo u raportua për..

botuar më 24-05-19 8.20.PD

Një kopje e "Thesarit të Artë të Panagjurishte" është ekspozuar në Burgas

Në Muzeun Arkeologjik në Burgas (Blvd. "Aleko Bogoridi" 21) u hap ekspozita "Thesari i Artë i Panagjurishtes". Kopja muzeale e thesarit më të famshëm bullgar është kthyer së fundmi nga një vizitë në Dubai dhe tani është e ekspozuar në sallën "Tresor" të..

botuar më 24-05-19 7.10.PD