Bullgaria ka të drejtë të vendosë një taksë për importin dhe transitin e gazit rus, tha në Tiranë të Shqipërisë kryeministri Nikollaj Denkov. Parlamenti bullgar vendosi një tarifë prej 10 euro për një megavat orë, ose afërsisht për 100 metra kub gaz natyror rus që kalon nëpër vend. Vendimi hyri në fuqi nga 13 tetori.
Pavarësisht sanksioneve kundër Rusisë, “disa vende u lejuan të importonin gaz rus sepse nuk kishin mundësi të tjera. Të tilla janë Hungaria dhe Serbia. Por tashmë ka ndërlidhës, kështu që ka alternativa dhe gazi rus nuk duhet të gëzojë ndonjë preferencë të veçantë”, shtoi Denkov.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se do të bisedojë me homologun e tij bullgar, Rumen Radev, për shkak të rritjes së tarifave për transitin e gazit natyror rus, shkruan faqja serbe “Politika”.
Kryeministri Nikollaj Denkov u nis për në Shqipërinë për të marrë pjesë në samitin e krerëve të shteteve dhe qeverive në kuadër të procesit të Berlinit. Procesi u krijua me synimin për të mbështetur thellimin e integrimit ekonomik të vendeve të Ballkanit Perëndimor duke i afruar ato me vlerat dhe standardet socio-ekonomike të BE-së.Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 13 deri në 20°C. Në Sofje do të jenë rreth 16°C. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell dhe pasdite do të mbajë mot me vapë. Do të fryjë erë e lehtë, në rajonet juglindore deri mesatare nga..
Agjencia Shtetërore e Sigurisë Kombëtare dhe Drejtoria e Përgjithshme për Luftën kundër Krimit të Organizuar (DANS) po zhvillojnë një aksion në Sofje kundër një grupi që merrej me ofrimin e paligjshëm të shtetësisë bullgare. Po hetohen raste në të..
Koalicioni "Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike" bënë thirrje me një deklaratë që kryetari i grupit parlamentar të "Ka një popull të tillë", Toshko Jordanov, të japë dorëheqjen si kryetar i Komisionit për Kulturë, për shkak të..
Një Festival Historik po zhvillohet sot nga ora 10:00 deri në 22:00 në zonën "Gradishte", ku ndodhen rrënojat e një kalaje të hershme bizantine. Ngjarja..
"Tango Classic" është emri i projektit më të ri dhe mahnitës të Filarmonisë së Plevenit, me virtuozët instrumentistë Vesko Eshkenazi (violinë) dhe..