Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mbyllën procesin për pastrim parash përmes blerjes së një prone në Spanjë

Foto: BGNES

Prokuroria e qytetit të Sofjes ndërpreu hetimin, të njohur si “Barcelonagate”, kundër ish-kryeministrit Bojko Borisov për shkak të mungesës së të dhënave për një krim të kryer. Ai u hap tre vjet më parë me dyshimin për pastrim parash që përfshinte blerjen e një prone luksoze në Barcelonë të Spanjës, me vlerë 3 milionë euro. Sipas prokurorëve mbikëqyrës, të dhënat nga deklaratat  e dëshmitarëve se ish-kryeministri Bojko Borisov bleu shtëpinë në Barcelonë, nuk e vërtetojnë “në shkallën e nevojshme të sigurisë aktakuzën”. Shtëpia është blerë me fondet e një kompanie tregtare për turizmin vendas dhe ndërkombëtar dhe shërbimet turistike përkatëse.

Për shkak të “Barcelonagate”, ish prokurori i përgjithshëm Ivan Geshev, pak para se të lirohej nga detyra, kërkoi imunitetin e liderit të GERB-it, Bojko Borisov.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nën ulërimën e sirenave, bullgarët nderuan kujtimin e Hristo Botevit dhe të atyre që vdiqën për liri

Në orën 12:00, nën tingujt e sirenave dyminutëshe, qytetarët në të gjithë vendin i bënë homazh kujtimit të Hristo Botevit dhe të atyre që vdiqën për lirinë e Bullgarisë, duke qëndruar në vend. Më herët gjatë ditës, mijëra njerëz u ngjitën në majën..

botuar më 25-06-02 2.59.MD

Një sinjal karteli u ngrit kundër "Lukoil Neftohim Burgas" dhe "Lukoil Bullgaria"

Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës u referua për një kartel të mundshëm të “Lukojl” me karburantet nga Deljan Peevski, njoftoi qendra e shtypit e "DPS - Fillimi i Ri". Referenca kërkon një shqyrtim të thelluar të aktiviteteve dhe veprimeve të..

botuar më 25-06-02 12.38.MD

Ministria e Brendshme kundërshtoi numrin e protestuesve në mbrojtje të levës të njoftuar nga organizatorët

Mbështetësit e ruajtjes së levës në Bullgari pas vitit 2026 dhe Ministria e Brendshme nuk pajtohen për numrin e njerëzve që dolën në rrugët e qyteteve bullgare të shtunën, më 31 maj.  Organizatorët e protestës, e cila u zhvillua në Sofje dhe në..

botuar më 25-06-02 10.33.PD