Kërkohet vigjilencë e shtuar. Masat e ndërmarra nga qeveria, përkatësisht në lidhje me lokacionet kyçe, aeroportet, stacionet hekurudhore etj., janë adekuate. Kur situata ndryshon, ka gatishmëri për të reaguar shpejt. Për momentin nuk kërkohen masa të reja. Këtë e tha kryeministri Nikollaj Denkov pas përfundimit të mbledhjes së sotme të Këshillit të Sigurimit pranë Këshillit të Ministrave për shkak të sfidave dhe kërcënimeve për sigurinë në kontekstin e ngjarjeve në Izrael dhe në Rripin e Gazës. Gjatë takimit u dëgjuan raporte të përditësuara të shërbimeve për atë që po ndodh në Izrael dhe Rripin e Gazës.
Pyetjes së një gazetari rreth informacioneve në mediat bullgare dhe botërore për një shtetas bullgar që mbahet peng në Rripin e Gazës, kryeministri tha: “Për momentin informacioni nuk është konfirmuar, prandaj po mundohemi ta verifikojmë me kujdes, sepse nuk ka kuptim ta diskutojmë nëse nuk jemi të sigurt se vërtet është kështu”.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..