Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një ekip i “Radio Bullgarisë” për vizitë te bullgarët në Shqipëri

8
Edhe në Shqipëri mirëpresin me bukë e kripë
Foto: Milena Selimi

Nga data 20 deri më 24 tetor 2023, një ekip i Radio Bullgarisë është duke bërë një vizitë pune në Shqipëri. Qëllimi i gazetarëve është të takohen dhe të bisedojnë me përfaqësues të pakicës kombëtare bullgare, institucioneve arsimore dhe shoqatave bullgare.

Të rinj nga minoriteti bullgar - pas një prezantimi në Tiranë

Vizita është pjesë e një nisme të re të “Radio Bullgarisë” për të krijuar një lidhje më të fortë mes bullgarëve në vendin tonë dhe bullgarëve në mbarë botën. Qëllimi është që përmes fuqisë dhe autoritetit të radios publike t’i tregohet auditorit, brenda dhe jashtë vendit, për bullgarët, të cilët për shkak të faktorëve historikë, socio-ekonomikë apo të tjerë, jetojnë jashtë kufijve të atdheut të tyre - shpjegon kryeredaktori i “Radio Bullgarisë” Krasimir Martinov, i cili së bashku me kolegen e tij nga Redaksia e Gjuhës Shqipe e medias, Kostandina Bello, vetë përfaqësuese e minoritetit bullgar në Shqipëri, ndodhet në vendin ballkanik.

Kostandina Bello

“E shtyrë nga dëshira për të pasuruar atë që është arritur dhe për të ndjekur misionin e saj, ekipi i “Radio Bullgarisë” po fillon punën për një rubrikë të re, të orientuar drejt një studimi dhe prezantimi më të thelluar të komuniteteve bullgare jashtë vendit. Synimi ynë është të rrisim vetëvlerësimin kombëtar të bashkatdhetarëve tanë jashtë vendit, dhe të njohim bullgarët në Bullgari me historinë, jetën dhe sfidat bashkëkohore me të cilat përballen njerëzit që jetojnë jashtë atdheut të tyre.

Krasimir Martinov

Për shkak të specifikës së komunitetit, afërsisë gjeografike me Bullgarinë, veçorive të përbashkëta dhe ndërlidhjeve të Ballkanit, vendosëm që vargun e transmetimeve ta nisim me një bisedë për pakicën kombëtare bullgare në Shqipëri. Rruga jonë përfshin takime në kryeqytetin Tiranë, qytetet Elbasan, Korçë, Kukës, Bilishti, fshatrat Vërnik, Pogradec, Golloborda, Ostreni i Madh, Gora e të tjera. Dëshira jonë është të ndiejmë, dhe më pas t’i përcjellim auditorit tonë të madh në mbarë botën, frymën dhe atmosferën e rajoneve në Shqipëri ku jetojnë bashkatdhetarët tanë.”

Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri u njoh zyrtarisht nga shteti shqiptar në tetor të vitit 2017. Përfaqësuesit e tij jetojnë si në qytete të mëdha ashtu edhe në vendbanime më të vogla, disa prej të cilave janë në zona të vështira të arritshme të Shqipërisë. Një pjesë e bullgarëve atje tashmë e kanë më të vështirë të kuptojnë dhe të flasin gjuhën bullgare, por të tjerë kanë arritur të ruajnë identitetin dhe të folurin e tyre me kalimin e kohës, madje duke ua përcjellë traditat brezave pas tyre. Për momentin, numri i saktë i bullgarëve në Shqipëri është i paqartë, por regjistrimi që po zhvillohet aktualisht në vend do të na japë një ide më të mirë për këtë.

Festë në Golloborda

“Përveç mbledhjes së informacionit dhe përshtypjeve nga jeta e bullgarëve në Shqipëri, me vizitën e tyre në terren, ekipi i Radio Bullgarisë synon të mësojë më shumë për marrëdhëniet dypalëshe midis Bullgarisë dhe Shqipërisë, për iniciativat për popullarizimin e trashëgimisë kulturore të dy popujve, për vendosjen e kontakteve dypalëshe ekonomike dhe të biznesit, si dhe për mundësitë potenciale për zgjerimin e bashkëpunimit brenda Evropës Juglindore dhe në nivel të Bashkimit Evropian, për aq sa Shqipëria është kandidate për anëtarësim në bashkim, dhe Bullgaria në këtë rrugë mund t'i përcjellë asaj përvojë të paçmuar” -  shpjegon Krasimir Martinov.

Projekti i ri i “Radio Bulgaria”, orientuar te dhe për bullgarët në mbarë botën, pritet të nisë në fillim të vitit 2024. Momente të përzgjedhura prej tij do të transmetohen edhe në valët e radios kombëtare, përmes rubrikës së përbashkët të “Radio Bullgarisë” dhe Programit “Horizont” – “Mëmëdheu jashtë vendit”, i cili filloi në vitin 2020, si pjesë e programit “Horizonti i Natës”.

Lexoni më shumë:


Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: Milena Selimi, facebook.com/Nasha.Golloborda, arkivi personal




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Universiteti i Sofjes

Universiteti i Sofjes ka avancuar me 200 vende në një renditje ndërkombëtare

Në renditjen Impact Rankings 2024 të Times Higher Education (THE), botuar më 12 qershor 2024, Universiteti i Sofjes "Shën Kliment Ohridski" u rendit në vendin 401-600 në mesin e 1963 universiteteve në botë. Alma Mater merr pjesë në renditje për të..

botuar më 24-06-12 2.17.MD

Bullgaria votoi! Po tani çfarë?

Lodhja nga zgjedhjet, pjesëmarrja jashtëzakonisht e ulët e votuesve (pak mbi 30%), të rinjtë në qendrat e votimit dhe një shpresë e brishtë, thuajse e paperceptueshme për stabilitet dhe normalitet politik. Kështu mund t'i përshkruajmë zgjedhjet e kaluara..

botuar më 24-06-11 7.30.PD

Bullgarët maqedonas janë të ngopur me zgjedhjet e shpeshta

Interesimi për zgjedhjet për Parlamentin bullgar dhe Parlamentin Evropian në Maqedoninë e Veriut është i njëjtë si në zgjedhjet e mëparshme - numri i votuesve pritet të jetë i njëjtë, rreth 130. Por bullgarët e Maqedonisë së Veriut u ngopën me votimin e..

botuar më 24-06-09 7.27.MD