Nuk ka asnjë arsye të mirë se pse pranimi i Bullgarisë në Shengen nuk duhet të jetë një fakt deri në fund të vitit, tha Ministri i Brendshëm Kalin Stojanov gjatë Këshillit të Drejtësisë dhe Çështjeve të Brendshme në Luksemburg. Ai iu referua raportit të publikuar të Komisionit Evropian se Bullgaria dhe Rumania kanë bërë përparim të rëndësishëm në futjen e procedurave të shpejta për dhënien e azilit dhe kthimin e emigrantëve që kanë mbërritur ilegalisht në BE. Stojanov theksoi se javën e ardhshme kryeministri Nikollaj Denkov do të bëjë një vizitë shumë të rëndësishme në Austri për çështjen e Shengenit.
Ministri i Migracionit i Holandës, Eric van der Burg, deklaroi se nuk ka gjasa që Haga të heqë veton për pranimin e Bullgarisë në zonën Shengen në një të ardhme të afërt. Ai kërkoi përsëri një komision të BE-së që të mbërrijë në Bullgari dhe të japë një vlerësim të pavarur të gatishmërisë së vendit për anëtarësim në zonën Shengen. Komisionerja Evropiane për Punët e Brendshme Ylva Johansson tha për BNR se është optimiste për pranimin e Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen në dhjetor.Përfaqësuesit e popullit nuk arritën të zgjidhnin një kryetar të Kuvendit Popullor në provën e katërt. Nga katër kandidatët, Raja Nazarjan, e propozuar nga GERB-SDS, dhe Sillvi Kirillov, i nominuar nga "Ka një popull të tillë", arritën në balotazh. Raja..
Taksistët e kryeqytetit janë duke protestuar kundër rritjes së çmimit të sigurimit të detyrueshëm të “Përgjegjësisë Civile”. Në orët në vijim ata do të demonstrojnë pakënaqësinë e tyre para të gjitha institucioneve shtetërore. “Ne duam një moratorium për..
Ministri në detyrë i mbrotjes Atanas Zaprjanov konfirmoi përkushtimin e Bullgarisë ndaj përpjekjeve të përbashkëta të Bashkimit Evropian në mbështetje të Ukrainës. Këtë ai e bëri në Bruksel në një takim të Këshillit të Punëve të Jashtme në formatin e..
Përpjekja e pestë radhazi e deputetëve për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor nuk solli rezultat. Në votim u vunë katër kandidatë - Natalija..
Në datat 22 dhe 23 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare do të kremtojë solemnisht njëqindvjetorin e shenjtërimit të Tempullit-Monument “Shën Aleksandër..
Gjykata Kushtetuese hapi një procedurë me kërkesën e presidentit Rumen Radev për shpalljen jokushtetuese të ndryshimeve në ligjin bazë të miratuara nga..