Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Festivali i gështenjës në fshatin Brezhani

Foto: BTA

Banorët e fshatit Brezhani të Bullgarisë Jugperëndimore gjatë fundjavës organizojnë Festivalin e Gështenjës.

Në një tryezë të gjatë të kuzhinës, mysafirët do të ftohen të provojnë gatime tradicionale me gështenja, të përgatitura nga mjeshtre vendase dhe mysafirë nga qyteti Dellçevo të Maqedonisë së Veriut.

Organizatorët premtojnë edhe një program të pasur argëtues.Në kuadrin e veprimtarisë do të ketë një ekspozitë të produkteve bujqësore. Për humorin e mirë të vizitorëve do të ketë valle dhe këngë popullore dhe një festival tullumbacesh për fëmijët.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Godina e Ministrisë së Mbrojtjes

Kievi nuk ka kërkuar leje për të goditur Rusinë me armë bullgare

Ukraina nuk ka kërkuar leje për të goditur objektivat në Rusi me armët e ofruara nga Bullgaria, tha Ministria e Mbrojtjes për BNR, duke specifikuar se kjo është e pamundur me fondet e dhëna. Në zbatim të vendimeve për ndihmën ushtarake të miratuar..

botuar më 24-06-11 11.20.PD
Godina e Ministrisë së Financave

Shteti mori një borxh prej 200 milionë euro të tjera

Ndërsa në Bullgari dhe Evropë numëronin fletëvotimet pas zgjedhjeve parlamentare më 10 qershor, Ministria e Financave shiti borxhin e qeverisë për 400 milionë leva ose gati 200 milionë euro. U njoftua se do të emetoheshin letra me vlerë për 200..

botuar më 24-06-11 10.37.PD

Me 100% të protokolleve të përpunuara zgjedhore, në parlamentin e ri hyjnë 7 parti

“GERB-SDS” është forca e parë politike në votimin për parlamentin kombëtar të mbajtur më 9 qershor me 100% të protokolleve  të numëruara seksionale zgjedhore, njoftoi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Rezultatet janë këto: GERB-SDS..

botuar më 24-06-11 9.32.PD