Badmintonistja më e dekoruar bullgare, Petja Nedellçeva, hyri në Librin e Rekordeve Guinness, raporton “Sportal”. Nedellçeva u shpërblye për lojën më të gjatë në një ndeshje zyrtare - 154 goditje. Kjo ndodhi në një ndeshje dyshe për femra më 18 mars 2010 midis Nedellçeva dhe Anastasia Ruskih (Rusi) kundër femrave japoneze Shizuka Matsuo dhe Mami Naito në turneun "Swiss Open" në Bazel (Zvicër).
Petja Nedellçeva përfundoi karrierën e saj sportive para disa vitesh dhe aktualisht është kryetrajnere e kombëtares bullgare. Ajo mori pjesë në tre Olimpiadë verore - në Athinë 2004, në Pekin 2008 dhe në Londër 2012. Petja Nedellçeva fitoi Kupën Evropiane gjashtë herë.Federata Bullgare e Peshëngritjes ka shpallur falimentimin e vet për shkak të borxheve të mëdha. Peshëngritësit Karlos Nasar dhe Bozhidar Andreev , të cilët fituan përkatësisht medaljen e artë dhe atë të bronztë në Lojërat Olimpike..
Dy medalje ari dhe tre bronzi fituan sportistët bullgarë në Kampionatin e Hapur Olimpik të Taekwondo-së në Shqipëri. Hristijan Georgiev fitoi medaljen e artë në kategorinë e të rinjve deri në 54 kg, pasi shënoi pesë fitore. Në ndeshjen e tij të..
Antonio Papazov, Tihomir Barotev dhe Borisllava Ivanova fituan një medalje bronzi në kategorinë "Treshe" në Kampionatin Botëror të Aerobikës Sportive për meshkuj dhe femra në Pesaro. Para përfaqësuesve tanë u rreshtuan vetëm konkurrentët e Kinës..