Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Blegtorët kërcënuan se do të protestojnë ditën e zgjedhjeve

Foto: BGNES

Përfaqësuesit e sektorit të blegtorisë kërcënuan me protesta në ditën e zgjedhjeve lokale - 29 tetor, nëse deri në fund të javës nuk marrin dëmshpërblimet e papaguara për shkak të pasojave të luftës në Ukrainë. Ato mjete iu premtuan në muajin shtator, për të cilën u nënshkrua një memorandum mes Ministrisë së Bujqësisë dhe blegtorëve dhe bujqve.

Sipas organizatave të degëve, njëqind ferma të mëdha, të cilat janë shtylla kurrizore e industrisë blegtorale bullgare, nuk kanë marrë asnjë qindarkë mbështetje në 10 muajt e fundit. Në këtë kontekst, 50% e qumështit në Bullgari është i importuar dhe i thatë. E njëjta situatë është edhe me mishin, thonë fermerët.

Disa prej tyre kërcënojnë se nëse nuk marrin ndihmë deri në fund të javës, do t'i therin ritualisht kafshët e tyre në rrugë.

“Nuk ka arsye për protesta të blegtorëve, Memorandumi po zbatohet me përpikëri”, theksuan në një njoftim nga Ministria e  Bujqësisë. Nga aty njoftuan se pagesa e mjeteve të premtuara kryhet në mënyrë të përshpejtuar. Që nga nënshkrimi i Memorandumit, u paguan 381 633 157 leva (mbi 195 milionë euro).




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 10 tetorin

Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 7°. Gjatë ditës, vranësirat mbi vend do të jenë të ndryshueshme; në disa zona, moti do të jetë kryesisht me diell . Do të ketë vranësira më të konsiderueshme mbi..

botuar më 25-10-09 7.25.MD
Ministri i Bujqësisë Georgi Tahov

Blegtorët kërkojnë dorëheqjen e Ministrit të Bujqësisë Georgi Tahov

Shoqata Kombëtare e Mbarështuesve të Deleve dhe Dhive kërkoi dorëheqjen e Ministrit të Bujqësisë Georgi Tahov dhe drejtorit të Agjencisë së Ushqimit Svetllozar Patarinski për shkak të vonesës së vaksinimit të kafshëve kundër lisë, njoftoi gazetarja e..

botuar më 25-10-09 5.57.MD
Godina e BNB-së

Banka Kombëtare Bullgare bleu 2 tonë ar për adoptimin e euros

Banka Kombëtare Bullgare (BNB) ka blerë 2053.2 kgar, njoftoi faqja e internetit e BNB-së. Blerja u bë pasi më 8 korrik Këshilli i BE-së miratoi një vendim për futjen e euros në Bullgari që nga 1 janari 2026. Transaksionet u kryen në tregjet..

botuar më 25-10-09 2.11.MD