Ekipet e Drejtorisë Metropolitane të Punëve të Brendshme, xhandarmërisë dhe shërbimit të luftimit të terrorizmit ruajnë vendet dhe ndërtesat në Sofje ku mblidhen ose punojnë qytetarë izraelitë. Masat u morën pasi lëvizja radikale palestineze “Hamas” sulmoi Izraelin në fillim të muajit. Këtë ia ka bërë të ditur gazetarit të BNR Nikollaj Hristov, drejtori i Drejtorisë Metropolitane të Punëve të Brendshme, kryekomisioneri Ljubomir Nikollov. Policia metropolitane i kushton vëmendje të veçantë zonës përreth Stacionit Hekurudhor Qendror, ku mblidhen më shumë njerëz nga vendet arabe.
Ministria e Mbrojtjes ruan komunikimin me shërbimet e inteligjencës për të patur informacione paraprake për personat që do të bënin provokime në vendin tonë në lidhje me situatën në Izrael.Qeveria e përkohshme nuk do të ankohet në Gjykatën Kushtetuese për anulimin e zgjedhjeve të 27 tetorit, tha kryeministri në detyrë, Dimitër Gllavçev. Ministria e Brendshme dhe Agjencia e Sigurisë Kombëtare i dorëzuan tashmë presidentit, parlamentit..
Iluminizmi është një kategori shpirtërore unike, gjithëbullgare - një fjalë që ka mbledhur në vetvete mençurinë dhe forcën shpirtërore të popullit tonë, përpjekjet shekullore për përparim dhe liri, tha Presidenti Rumen Radev në një ceremoni me rastin e..
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk ka të drejtë sipas Kodit Zgjedhor të korrigjojë rezultatet e votimit për shkak të gabimeve në numërimin e votave dhe plotësimin e protokolleve të gjetura në vëzhgimin me video, tha zëvendëskryetarja e KQZ-së,..
Një tërmet me magnitudë 5.3 ballë të shkallës Rihter trondit gadishullin grek Halkidiki. Lëkundjet, të cilat u regjistruan pak pas orës 19:00 të së dielës,..
Mbi 1/3 prej rasteve të sëmundjes së derrit të egër afrikan në Evropë janë regjistruar në Bullgari, njofton Shoqata e Mbarështuesve të Derrave. Javën e..
Lideri i "DPS-Fillimi i Ri" Deljan Peevski i bëri thirrje qeverisë së përkohshme, të gjitha institucioneve përgjegjëse, përfshirë Kuvendin, që t'i japin..