 27
						
													
								
								27
							
											
											Të krishterët ortodoksë shikojnë sot imazhin e Shën Dhimitër  Mirovlitit me besim në ndërmjetësimin e tij qiellor. Më 26 tetor kisha nderon  martirin e madh të lindur në Selanik. Emri i Shën Dhimitrit është i lidhur me  historinë e popullit bullgar. Në vitin 1185, gjatë dy shekujve të skllavërisë  bizantine, vëllezërit bujar Asen dhe Pjetër shpallën në Tërnovgrad se nuk e  njihnin më autoritetin bizantin. Kjo ndodhi më 26 tetor - festën kishtare të  tempullit që ata ndërtuan "Shën Dhimitër”. Me ndihmën e shenjtorit, lufta  për pavarësi pati një fund të suksesshëm - në pranverën e vitit 1187, perandori  bizantin nënshkroi një traktat paqeje, i cili njohu autoritetin e vëllezërve Asen  dhe Pjetër mbi Bullgarinë Veriore, akt me të cilin filloi historia e Mbretërisë  së Dytë Bullgare (1185 – 1396).

Respekti për Shën Dhimitër të Selanikut është i përhapur në Ballkan dhe në Bullgari shumë kisha mbajnë emrin e shenjtorit, i paraqitur në ikonat si një luftëtar mbi një kalë të kuq, duke shpuar me shtizën e tij gjeneralin Lee, i cili i vriste besimtarët në Krisht.

Kisha “Shën Dhimitër”, në fshatin e fshehur mes shpateve jugore të malit Pirin - Teshovo, i pret besimtarët për festën me afreske të shndritshme, pas një restaurimi dhe konservimi të gjatë.

Kompleksi i tempullit u ndërtua në periudhën e viteve 1843-44 në vendin e një kishe më të vjetër ortodokse, e cila ndoshta ekzistonte nga shekujt VIII-IX. Shenjtërimi i kishës u bë në Ditën e Shën Dhimitrit në vitin 1871 dhe deri më sot festa është ngjarja më e rëndësishme në jetën e fshatit.

Kisha “Shën Dhimitër” është një pseudobazilikë me tre anijata me absidë gjysmë rrethore. Kupola e ndërtuar zmadhon vizualisht hapësirën e brendshme dhe dritën që hyn në të. Akustika e tempullit është e jashtëzakonshme.

Muralet e pasura janë interesante për sa i përket mënyrës së pikturimit dhe subjekteve të rikrijuara - përveç skenave tradicionale biblike, ato ringjallin kujtimet historike të madhështisë së mëparshme të Bullgarisë. Ato janë vepër e zografit Mino dhe dy djemve të tij Marko dhe Teofil nga familja Bundovci nga fshati Karakjoj (Greqia e sotme).

Ikonostasi monumental është në tre reshta - mbretëror, festiv dhe profetik. Gdhendja në dru bën përshtypje me figurat e bizhuterive dhe gërshetat e gdhendura me mjeshtëri nga druri i arrës. Ikonat e ngulitura në të janë me vlerë të jashtëzakonshme artistike - shumica e tyre janë vepër e Dimitër Molerov-Molera, një përfaqësues i shquar i Shkollës së Artit në Bansko.

Kisha e mrekullueshme  luan një rol vendimtar në ruajtjen e spiritualitetit në Teshovo. Dhe  megjithëse fshati ndodhet në një nga qoshet më të largëta të Bullgarisë dhe 100  banorët që jetojnë sot atje janë në moshë të shtyrë, kisha gëzon vëmendje dhe  kujdes të madh.

Çdo vit, më 26 tetor, Ditën e Shën Dhimitrit aty mblidhen mysafirë nga e gjithë pjesa jugperëndimore e Bullgarisë, por edhe nga skajet më të largëta të vendit, madje edhe nga Greqia fqinje. Sipas legjendës, i cili është i sëmurë dhe kalon natën në tempull para festës, shërohet nga Shën Dhimitri, besim ky i cili është ruajtur deri më sot.
Lexoni më shumë:
Redaktore: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Fotot: Elena Karkallanova, Facebook / Teshovo (facebook.com/teshovo)
Ringjallja e shtetit bullgar pas pesë shekujsh sundimi osman është lidhur me Kryengritjen e Prillit të vitit 1876 dhe Organizatën e Brendshme Revolucionare të themeluar më parë nga Vasill Levski . Pas Traktatit të Berlinit të vitit 1878,..
Përfunduan kërkimet arkeologjike nënujore në Gjirin Taukliman (i njohur edhe si Gjiri i Shpendëve), i cili ndodhet rreth 6 km në verilindje të Kepit Kaliakra. Në rrethinat e tij u lokalizuan dhjetëra objekte arkeologjike me vlerë të madhe historike:..
Gjatë gërmimeve të shpëtimit në nekropolin perëndimor të qytetit të lashtë të Heraclea Sintica pranë fshatit Rupite, arkeologët hasën në një zbulim unik: një fytyrë të gdhendur në mermer me mjeshtëri të jashtëzakonshme mbi një gur varri. Zbulimi ndodhi..
 Vranësira të dendura me shi
								Vranësira të dendura me shi Vranësira
								Vranësira Vranësira
								Vranësira Vranësira të ndryshueshme mundësi për reshje shiu
								Vranësira të ndryshueshme mundësi për reshje shiu Vranësira të ndryshueshme mundësi për reshje shiu
								Vranësira të ndryshueshme mundësi për reshje shiu Vranësira
								Vranësira Vranësira
								Vranësira Vranësira
								Vranësira Vranësira të dendura me shi
								Vranësira të dendura me shi Vranësira të dendura me shi
								Vranësira të dendura me shi Vranësira
								Vranësira Vranësira të ndryshueshme mundësi për reshje shiu
								Vranësira të ndryshueshme mundësi për reshje shiu Vranësira të dendura me shi
								Vranësira të dendura me shi Vranësira të dendura me shi
								Vranësira të dendura me shi Vranësira të dendura
								Vranësira të dendura Vranësira të dendura me shi
								Vranësira të dendura me shi Vranësira
								Vranësira Vranësira të dendura
								Vranësira të dendura Vranësira
								Vranësira Vranësira
								Vranësira Vranësira të dendura me shi
								Vranësira të dendura me shi Vranësira të dendura me shi
								Vranësira të dendura me shi Vranësira të ndryshueshme mundësi për reshje shiu
								Vranësira të ndryshueshme mundësi për reshje shiu Vranësira
								Vranësira Vranësira të dendura me shi
								Vranësira të dendura me shi Vranësira
								Vranësira Vranësira të ndryshueshme mundësi për reshje shiu
								Vranësira të ndryshueshme mundësi për reshje shiu