Kryeministri Nikollaj Denkov ka dërguar përgjigjen e kërkuar nga Bojko Borisov dhe Deljan Peevski për përgjigje me shkrim në lidhje me marrëveshjen me kompanitë energjetike, njoftoi BTA.
Sipas Peevskit, puna aktive e qeverisë në zbatimin e secilës nga pikat e marrëveshjes është në vazhdim e sipër dhe do të vazhdojë edhe në të ardhmen në bashkëpunim të ngushtë me partnerët social. Në deklaratën e tij të shpërndarë nga qendra e shtypit e Lëvizjes për të Drejta dhe Liri /DPS/, Peevski shton se për të arritur transparencë dhe vetëdije të plotë të palëve në marrëveshje dhe si garantues për zbatimin e saj, përgjigja e kryeministrit do t'u dërgohet të gjithë pjesëmarrësve në takimin në Kuvendin Popullor dhe nga ata do të presin komentet dhe vlerësimin e zbatimit.
Ju kujtojmë se marrëveshja e lidhur më 3 tetor mes Kryeministrit, anëtarëve të Këshillit të Ministrave, deputetëve dhe përfaqësuesve të Këshillit të Sigurisë Kombëtare nga sektori “Energjia” u mbështet ditën tjetër në sallën plenare. Konfederata e Punës “Podkrepa”, megjithatë, refuzoi ta nënshkruajë atë dhe paralajmëroi për veprime të ardhshme greve. Vendimi përfshin zhvillimin e një projekti të strategjisë energjetike të Bullgarisë deri në vitin 2030 me horizont deri në vitin 2050 me pjesëmarrjen e partnerëve socialë, paralelisht me procesin e përditësimit të Planit të Integruar të Energjetikës dhe Klimës.Në Manastir u hap klubi i shoqatës për kulturë, arsim dhe traditë “Ura Ballkanike”. Kjo ndodhi në prani të ambasadorit të Bullgarisë në Maqedoninë e Veriut, Zheljazko Radukov dhe Konsullit të Përgjithshëm në Manastir Nikollaj Dimitrov, diplomatëve..
Arsimi duhet t'i bëjë fëmijët jo vetëm të ditur, por edhe njerëz të mirë. Kështu tha ministri i arsimit Krasimir Vëllçev në takimin me Patriarkun e Kishës Ortodokse Bullgare Daniil. "Ne jemi duke diskutuar futjen e orëve mësimore mbi virtytet..
Bashkimi Evropian duhet të mbetet i bashkuar dhe i parashikueshëm në mbështetjen e tij të përgjithshme për Ukrainën. Kështu deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në fjalimin e tij në takimin e dytë të jashtëzakonshëm për Ukrainën, të organizuar..
Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja...
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe..
Arsimi duhet t'i bëjë fëmijët jo vetëm të ditur, por edhe njerëz të mirë. Kështu tha ministri i arsimit Krasimir Vëllçev në takimin me Patriarkun e..