Tri ditë para votimit vendor, kandidati për kryetarbashkie të kryeqytetit Vasill Terziev nga PP-DB dhe "Shpëto Sofjen" kryeson me 29.8% përpara Anton Hekimjan nga GERB me 21.1%, Vanja Grigorova nga "BSP për Bullgarinë" me 20.2%, Dejan Nikollov nga “Vëzrazhdane” me 10.2% dhe Vili Lilkov nga koalicioni “Sinja Sofia” me 8.3%, sipas një sondazhi të “Alfa Research”. 4.5 për qind e të anketuarve janë përgjigjur se nuk kanë vendosur se për kë do të votojnë ose kanë treguar një kandidat tjetër.
PP-DB dhe " Shpëto Sofjen" janë në krye në garën për Këshillin Bashkiak të Kryeqytetit me 33.2%, ndjekur nga GERB-SDS me 22.8%, "Vëzrazhdane" me 12.4% dhe "BSP për Bullgarinë" me 10.1%. Nga të anketuarit 9.4% akoma nuk e kanë bërë ende zgjedhjen e tyre.
Është e sigurt se në zgjedhjet e 29 tetorit do të votojnë 41.5%, ata që hezitojnë janë 20.9%, ndërsa 37.6% janë ata që nuk do të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votimit.
Sondazhi i agjencisë “Alfa Research” për Sofjen u realizua nga data 21 deri më 24 tetor në mesin e 800 qytetarëve me porosi të bTV.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..