Në Bullgari është dita e zgjedhjes së pushtetit vendor
Në Bullgari, sot 29 tetor, mbahet raundi i parë i zgjedhjeve të rregullta për kryetarë dhe këshilltarë në gjithsej 265 bashki. Këto zgjedhje janë një provë e qeverisjes në vend. Ato i kthejnë partnerët në kabinet dhe parlament - GERB-SDS dhe "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) në rivalë, pasi rezultatet mund të çojnë në një ndryshim të balancës në shumicën qeverisëse para ardhjes, në mars 2024, të rotacionit të kryeministrit në kabinetin "Nikollaj Denkov - Maria Gabriel".
Kush dhe për çfarë voton sot
Të drejtën për të zgjedhur këshilltarët bashkiakë dhe kryetarët e komunave e kanë qytetarët mbi 18 vjeç, të regjistruar në një adresë të përhershme dhe aktuale në territorin e vendit ditën e zgjedhjeve, me të paktën njërën nga adresat në territorin e bashkisë përkatëse, dhe në zgjedhjet për kryetar të bashkisë - në territorin e bashkisë.
Zgjedhësit që kanë ndryshuar regjistrimin e tyre të adresës pas datës 28 prill kanë të drejtë të votojnë në adresën e tyre të mëparshme.
Të drejtën e votës e kanë edhe shtetasit e vendeve anëtare të BE-së që nuk janë shtetas bullgarë, kanë statusin e qëndrimit afatgjatë ose të përhershëm në Bullgari dhe kanë jetuar të paktën për 6 muajt e fundit në vendbanimin përkatës, duke pasur një regjistrim adrese atje.
Zgjedhje për kryetar të bashkisë mbahen në vendbanimet në të cilat janë të regjistruar më shumë se 100 persona me adresë të përhershme.
Për të marrë pjesë në zgjedhjet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) u regjistruar 58 parti dhe 9 koalicione dhe për besimin e zgjedhësve garojnë mbi 8 mijë kandidatë për kryetarë të bashkive, komunave dhe qarqeve dhe mbi 30 mijë kandidatë për këshilltarë bashkiakë, nga të cilët 10 të huaj. Sipas dëshirës, zgjedhësi mund të votojë me preferencë për një kandidat të caktuar për këshilltar bashkiak nga lista e një force të caktuar politike.
Kohëzgjatja e ditës së zgjedhjeve
Dita e zgjedhjeve fillon në orën 07:00 dhe përfundon në orën 20:00. Nëse pas kësaj ore ka persona që presin para seksioneve, votimi mund të shtyhet deri në orën 21:00.
Fushata dhe shpallja e rezultateve paraprakisht në ditën e zgjedhjeve janë të ndaluara. Agjencitë sociologjike shpallin rezultatet e parashikuara në fund të ditës së zgjedhjeve - pas orës 20:00.
Balotazhi - pse dhe kur
Sipas sondazheve sociologjike, na pret një raund i dytë, i cili do të zhvillohet më 5 nëntor. Ai do të mbahet atje ku asnjë prej kandidatëve për kryetar bashkie nuk merr më shumë se 50% të votave reale. Kandidatët për kryetar bashkie me dy rezultatet më të larta nga raundi i parë do të shkojnë në balotazh.
Mbikëqyrja e votës
Për këto zgjedhje lokale u regjistruar 15 organizata vëzhguese dhe 4 agjenci sociologjike.
Tekst: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, BTA
Inspektorati Shtetëror i Transportit është, organi që merret me kontrollin e trafikut të mjeteve të rënda në territorin e vendit dhe që është pjesë e Agjencisë Ekzekutive të Administratës së Transportit (IAAA), pas rastit të fundit, ndoshta më të..
Popullsia e riprodhimit të lejlekëve të bardhë - një nga zogjtë më të dashur në vendin tonë - është rritur me 33 për qind në vitet e fundit, sipas të dhënave nga një regjistrim ndërkombëtar i cituar nga BGNES. Sipas rezultateve, në Bullgari janë..
Gazetari investigativ bullgar Hristo Grozev mori çmimin e tij si Gazetari Evropian i Vitit në një ceremoni zyrtare në Berlin. Ai ishte një figurë kyçe në kërkimin e ish-menaxherit të Wirecard, Jan Marsalek, në Moskë, si dhe në zbulimin e një numri..
Kur kontributi në fushën e shkencës kthehet në bazë për studime të mëtejshme të thelluara, kufijtë midis shteteve dhe kontinenteve sikur shkrihen – në..
Vërehet një tendencë e qëndrueshme për kthimin e bullgarëve nga jashtë, u bë e ditur gjatë forumit “Evropa është me mua”, organizuar nga Autoriteti..
Si të ruhet dhe mirëmbahet besimi i publikut në media - kjo është tema qendrore për pjesëmarrësit në Konferencën Vjetore të Shoqatës Ndërkombëtare të..