Në zgjedhjet vendore të 29 tetorit pritet që 44.8% e qytetarëve me të drejtë vote të dalin në votime. 2.5% e tyre ka gjasa të votojnë me “Unë nuk mbështes askënd”. Këtë e tregojnë të dhënat e një studimi të Gallup International Balkan të porositur nga Radio Kombëtare Bullgare. Studimi u krye midis 15 dhe 22 tetorit 2023 me 1008 persona duke përdorur metodën e tabletave ballë për ballë.
Pyetjes se për cilën nga partitë apo koalicionet e lidhura lokale do të votonin, 24,9% prej të anketuarve deklaruan se do të përkrahnin koalicionin rreth GERB-it, 16,8% - për PP-DB dhe në Sofje - " Shpëto Sofjen ","Vëzrazhdane" - 15.8%, Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë /DPS/ - 12.7%, Partia Socialiste Bullgare /BSP/ - 9.5%, “Ka një popull të tillë” /ITN/ - 4%, "Levica" /”E majta”/ - 2.2%, dhe 12% do të votonin për formacione të tjera, ndër të cilat opsionet rreth "Ngritja Bullgare" dhe VMRO janë më të dukshme , 2.1% thonë se do të zgjedhin një kandidat të pavarur.
Për 44.8% të atyre që janë të gatshëm të votojnë në zgjedhjen për kryetar bashkie, më e rëndësishme është partia që propozon një kandidat të caktuar, por për 53.6% është më i rëndësishëm personaliteti i kandidatit. Është më mirë të ketë një kryetar të ri bashkie, mendojnë 54.8% e atyre që synojnë të votojnë. Më mirë të mbetet i njëjti kryetar bashkie - pranojnë 37.7%. Në fund të fundit, dëshira e përgjithshme për ndryshim mbizotëron.
Të pyetur nëse do të pranonin të votonin për pagesë, nxitje tjetër apo shtrëngim, 11,4% e atyre që synojnë të votojnë janë përgjigjur me “Po”, dhe 83,8% janë përgjigjur me “Jo”.Bullgaria mirëpret planin konkret të Presidentit të SHBA-së Donald Trump për t'i dhënë fund operacioneve ushtarake në Gaza dhe vëren reagimin e shpejtë dhe pozitiv të Izraelit, tha Ministria e Punëve të Jashtme në rrjetin social X, cituar nga BTA...
Kryetari i "Po e Vazhdojmë Ndryshimin" (PP), Asen Vasilev, tha në një intervistë për televizionin bTV se është më e lehtë të jesh kryetar i vetëm i partisë sesa të qeverisësh si bashkëkryetar me dikë tjetër pas largimit të Kirill Petkov ...
Kosova renditet e para për ndjenjën e sigurisë në Evropë Një raport ndërkombëtar i Gallup në shtator e renditi Kosovën midis vendeve më të sigurta në botë. Vendi ballkanik renditet i treti globalisht dhe i pari në Evropë për sa..
Kryetarja e grupit “Rinovo Evropën” në Parlamentin Evropian, Valérie Hayer, kërkoi që Komisioni Evropian të dërgojë urgjentisht një mision në Bullgari..
Në një takim në Parlament, në prani të drejtuesve të partive, koalicioni GERB-SDS dhe partia “DPS-Fillimi i Ri” u dakorduan për një mandat të plotë..
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Komuniste të Vietnamit, To Lam, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Bullgari, u prit me një ceremoni solemne nga..