Një kandidat për kryetar bashkie të Kjustendilit nuk mund të votojë për veten e tij sepse është i regjistruar në një adresë aktuale jashtë vendit, thanë për BNR nga administrata e bashkisë.
Ministri i Financave Asen Vasilev nuk votoi në zgjedhjet lokale në qytetin e tij të lindjes, Haskovo. Arsyeja – ai është fshirë nga listat zgjedhore, pasi nuk i plotëson kushtet për 6 muaj qëndrim. Sipas të dhënave të regjistrit nga viti 2000, Vasilev e ka regjistrimin e adresës në SHBA.
Në gjashtë fshatra të Bashkisë së Ballçikut ka nga një kandidat për kryetar bashkie - Bobovec, Droplla, Strazhica, Kremena, Ljahovo, Cariçino. Edhe pa konkurrencë, në këto vendbanime është i mundshëm zhvillimi i raundit të dytë, komentoi zëdhënësja e Komisionit Zgjedhor Bashkiak në Ballçik, Ilijana Ilieva, kur shumica e votuesve kanë shënuar "Unë nuk përkrah askënd". Nëse një rezultat i tillë arrihet në raundin e dytë, caktohen zgjedhje të reja.
Persona të organizuar nga një forcë e caktuar politike në Bashkinë e Dragomanit kanë vëzhguar nga makinat e tyre hyrje-daljet në disa nga seksionet, duke shqetësuar votuesit dhe duke ngritur dyshime për një votim të kontrolluar. Pas ndërhyrjes së policisë, “vëzhguesit” e paftuar janë tërhequr, njoftoi kryetari i Komisionit Zgjedhor Bashkiak, Ivo Millanov.Në nivel koalicioni, kemi vendosur të plotësojmë kërkesat e paraqitura nga mjekët e rinj në lidhje me nivelet e pagave, tha në një takim të Komisionit Parlamentar të Shëndetësisë kryetari i tij Kostadin Angellov, njoftoi gazetarja e BNR-së Milla..
Kryeministri Rosen Zheljazkov i bëri një ftesë Mbretit Charles III për të vizituar përsëri Bullgarinë, njoftoi Këshilli i Ministrave. Të dy folën në pritjen mbretërore të organizuar me rastin e Samitit në kuadër të iniciativës "Procesi i Berlinit" në..
Grupi i liberalëve në Parlamentin Evropian, "Rinovo Evropën", krijoi një grup pune për të hetuar abuzimet e mundshme qeveritare ndaj sundimit të ligjit në Bullgari. Si arsye për këtë veprim përmenden "sinjale shqetësuese për përndjekje politike, abuzim..
Tensioni shoqëror në periudhën nga 1 korriku deri më 30 shtator të këtij viti matet me një indeks prej 6.09, i cili tregon “rreziqe të vështira për t’u..
Prokuroria ngriti akuza të reja ndaj kryetarit të Bashkisë së qytetit Varna, Bllagomir Kocev, dhe sqaroi disa nga akuzat e mëparshme, raportoi gazetarja..
Do të bëhet gjithçka e mundur që asnjë shtresë e popullsisë të mos dalë e dëmtuar – për këtë siguroi ministri i punës dhe politikës sociale, Borisllav..