Tenisti bullgar për Kupën “Davis”, Pjotër Nesterov, fitoi titullin teke në turneun e tenisit në fusha të forta në Al Zahra (Kuvajt) me një fond shpërblyes prej 15 mijë dollarësh.
Nesterov, i renditur në numrin 4, mundi në finale liderin në skemë Goncalo Oliveira (Portugali) me 4:6, 6:4, 6:3 për 2.47 orë. Bullgari 20-vjeçar shënoi fitoren e tij të pestë radhazi në turne me vetëm një set të humbur. Kështu, pas dy titujve të tij në dyshe nga qarku i Federatës Botërore ITF, ai shtoi një titull teke.
Me këtë sukses, Nesterov i siguroi vetes 2160 dollarë dhe 15 pikë për renditjen botërore.Sofja do të presë ndeshjet e ekipit kombëtar bullgar në fazën grupore të Kampionatit Evropian të Volejbollit për Meshkuj 2026, vendosi Bordi Drejtues i Federatës Bullgare të Volejbollit në mbledhjen e tij të jashtëzakonshme. Ekipi bullgar, i cili..
Vetëm 3 të dhjetat e sekondës përcaktuan kampionin e meshkujve të Maratonës së Sofjes 2025. Kenianët Shedrak Kimajo dhe Ejbraham Kiplimo kaluan vijën e finishit në të njëjtën kohë, duke detyruar përdorimin e një fotofinishi. Fituesi i vitit të kaluar..
Fillon ngjarja më e madhe e atletikës së lehtë në Bullgari – Wizz Air Sofia Marathon 2025 . Më 11 dhe 12 tetor, rrugët e Sofjes do të shndërrohen në një skenë të sportit dhe kulturës. Edhe këtë vit, organizatorët raportojnë interes rekord nga..