Menjëherë pas shpalljes së rezultateve të exit poll-it për zgjedhjet për kryetar bashkie të Sofjes, nga të cilat u bë e qartë se do të ketë balotazh për kryetar të bashkisë së Sofjes ndërmjet Vasill Terziev (PP-DB, Save Sofia) me 38.8% dhe Vanja Grigorova (BSP për Bullgarinë, E Majtën etj.) - 19%, në një konferencë Terziev falënderoi të gjithë qytetarët e Sofjes që dolën për të votuar. “Faleminderit që votuat për një Sofje ndryshe – atë për të cilën ne ëndërrojmë, që të jetë një qytet i bukur europian, i pastër, i rregulluar mirë, i gjelbëruar, ku nuk ka njerëz të dorës së dytë, ku nuk ka lagje të dorës së dytë... Unë po e vazhdoj luftën për të qenë kryebashkiak i të gjithë sofjansve”, tha Terziev, por refuzoi kategorikisht t'u përgjigjet pyetjeve të shumta të gazetarëve.
Pas Vasill Terzievit kryetari i partisë “Shpëto Sofjen”, Boris Bonev, komentoi rezultatet e zgjedhjeve për këshilltarë bashkiakë në kryeqytet, në të cilat PP-DB, “Shpëto Sofjen” morën 40.6%. Bonev tha se Sofja nga sot hap një faqe të re në historinë e saj, më e suksesshme, më adekuate, më e hapur për të ardhmen. Ai theksoi se mbështetja e marrë do të mundësojë formimin e shumicës në këshillin bashkiak, e cila do të mundësojë një mandat të suksesshëm.Partnerët e koalicionit u mblodhën herët në mëngjes në një mbledhje në Kuvendin Popullor për të diskutuar një riformatim të mundshëm të qeverisë. Për një ndryshim të tillë foli javën e kaluar lideri i GERB-it, Bojko Borisov, pas partia zuri vendin e..
Gjatë muajit shtator, Bullgaria është përmendur shtatë herë si vend i lidhur me produkte ushqimore të rrezikshme, sipas të dhënave nga Sistemi Evropian për Paralajmërim të Shpejtë për Ushqime dhe Foragjere, raportoi gazetarja e BNR-së, Veselina..
Nuk ka demokraci dhe liri pa liri të fjalës dhe pluralizëm . Këtë e deklaroi Presidenti Rumen Radev në hapjen e Konferencës Vjetore të Shoqatës Ndërkombëtare të Mediave Publike në Sofje. Radioja Kombëtare Bullgare është mikpritëse e forumit për herë..
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në Sofje – 4°. Në mëngjes, dukshmëria do të zvogëlohet në disa vende të ulëta dhe..
Partnerët e koalicionit u mblodhën herët në mëngjes në një mbledhje në Kuvendin Popullor për të diskutuar një riformatim të mundshëm të qeverisë. Për..
Në nivel koalicioni, kemi vendosur të plotësojmë kërkesat e paraqitura nga mjekët e rinj në lidhje me nivelet e pagave, tha në një takim të Komisionit..