Komisioni parlamentar për kontroll mbi shërbimet e sigurisë dëgjoi kryetarin e Agjencisë Shtetërore të Sigurisë Kombëtare” Pllamen Tonçev për shkak të anulimit të votimit me makinë. Këtë vendim KQZ mori mbrëmjen e së premtes, një ditë para raundit të parë të zgjedhjeve lokale, bazuar në raportin e Agjencisë Shtetërore të Sigurisë Kombëtare për shkak të dyshimeve për manipulime. Pas seancës, Pllamen Tonçev tha se të gjitha informatat i ka dhënë në një takim konfidencial.
Gjykata e Lartë Administrative pritet të vendosë mbrëmjen e sotme për vendimin e KQZ-së, që anuloi votimin me makina. Ai u apelua nga partitë politike, pjesëmarrësit në zgjedhje dhe qytetarët.Kryeministri Rosen Zheljazkov, Ministri i Bujqësisë Georgi Tahov dhe Komisioneri i BE-së për Bujqësinë Christophe Hansen përuruan kanalin e rinovuar të ujitjes “Trakiec” pranë fshatit Konush. Rinovimi rrit zonat që ujiten në rajonin e Haskovos me mbi..
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 7°. Gjatë ditës, vranësirat mbi vend do të jenë të ndryshueshme; në disa zona, moti do të jetë kryesisht me diell . Do të ketë vranësira më të konsiderueshme mbi..
Shoqata Kombëtare e Mbarështuesve të Deleve dhe Dhive kërkoi dorëheqjen e Ministrit të Bujqësisë Georgi Tahov dhe drejtorit të Agjencisë së Ushqimit Svetllozar Patarinski për shkak të vonesës së vaksinimit të kafshëve kundër lisë, njoftoi gazetarja e..
Agjencia e Punësimit raportoi një treg pune të qëndrueshëm për shtatorin, dhe shkalla e papunësisë së regjistruar mbetet e ulët - 5.06 për qind,..