Vranësirat do të shtohen dhe do të trasohen nga perëndimi në lindje gjatë natës. Pas mesnate do të ketë reshje shiu në disa rajone kryesisht në Bullgarinë Jugore. Në shumicën e zonave era do të pushojë, temperaturat minimale do të lëvizin nga 8° deri në 13°, në Sofje – afro 9°.
Ditën e enjte do të mbajë mot kryesisht i vranët. Reshje shiu do të ketë në më shumë vende më të konsiderueshme në Bullgarinë Lindore. Pas mesditës reshjet e shiut nga perëndimi në lindje do të dobësohen dhe do të ndalen, vranësirat do të fillojnë të çahen. Natën e së premtes reshjet do të ndalojnë edhe në rajonet ekstreme lindore. Temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 14° dhe 19°, në Sofje rreth 14°.
Në zonat malore do të mbajë mot kryesisht i vranët me reshje shiu, duke u kthyer në borë në lartësi rreth 2200 metra. Do të fryjë erë mesatare nga perëndimi-jugperëndimi. Temperatura maksimale në lartësi 1200 metra do të jetë rreth 11°, në 2000 metra - rreth 5°.
Përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të mbajë mot i vranët me reshe shiu të cilat do të ndalen gjatë natës duke u gdhirë e premtja. Era para mesditës do të jetë e dobët nga lindja, pas mesditës do të forcohet pak dhe do të ndryshojë drejtimin. Temperaturat maksimale do të jenë 16°-18°. Temperatura e ujit të detit është 17°-20°.
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..