Qeveria dhe Ministria e Brendshme po i shumëfishojnë përpjekjet e tyre kundër shitblerjes së votave për balotazhin e zgjedhjeve lokale të së dielës, tha kryeministri Nikollaj Denkov në një fjalim me video. Ai vuri në dukje se një nga detyrat më të rëndësishme para kabinetit është që të sigurojë mbarëvajtjen e votimit, duke pasur parasysh numrin rekord të raportimeve për shkelje zgjedhore që nga fillimi i fushatës zgjedhore.
Sipas kryeministrit, më shumë se gjysma e 1125 sinjaleve janë për blerje votash. Këtë e dëshmojnë videot që janë shfaqur për praktika korruptive, të cilat tashmë janë duke u hetuar.
“Është fakt një tjetër hap kyç i qeverisë për të siguruar raportim të drejtë të rezultateve zgjedhore – vërtetimi i makinave të votimit, dhe raporti tashmë është dërguar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve”, tha Nikollaj Denkov. Sipas tij, kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme për të mos përsëritur rezultatin fatkeq me gjysmë milioni vota të pavlefshme nga raundi i parë. Ndërkohë, KQZ bëri të ditur se në raundin e dytë të zgjedhjeve vendore do të mund të votohet me makineri në 5900 seksione.
Kryeministri u zotua se kabineti do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të siguruar qytetarët se zgjedhja se kush do të qeverisë lokalitetin e tyre do ta vendosin banorët e tij dhe jo manipulimet elektorale. “Ekipet e Ministrisë së Punëve të Brendshme janë duke punuar jashtë orarit dhe në mobilizim të plotë për të kufizuar sa më shumë tregtimin e votave”, siguroi ai.Më në fund ekziston vullneti politik në nivelin më të lartë për të zgjidhur konfliktin midis Ukrainës dhe Rusisë përmes diplomacisë dhe ky proces duhet të mbështetet. Këtë e theksoi presidenti Rumen Radev para gazetarëve para hapjes së Konferencës së..
Bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) Kirill Petkov do të shkojë në gjykatë për arrestimin e liderit të GERB, Bojko Borisov, më 17 mars 2022. Zyra e prokurorit ngriti padinë kundër Petkovit në Gjykatën e Qytetit të Sofjes dy muaj pasi ai hoqi..
Dorëzimi i buxhetit është shtyrë me një javë për shkak të angazhimit të Bullgarisë për të përgatitur një plan strukturor dhe fiskal, njoftoi BTA. Ministrja e financave Temenuzhka Petkova shpjegoi në margjinat e Kuvendit se nevojiten disa ditë që plani, i..
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për..
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e..
Ekspozita Ndërkombëtare për Vreshtari dhe Verëtari "Vinaria 2025" do të prezantojë trendet më të fundit në prodhimin e verës në Panairin e Plovdivit. Në..