Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Anija bullgare “Rozhen” e bllokuar në Izrael u ankorua në Varna

Foto: BTA

Anija bullgare "Rozhen", e cila ndodhej në portin izraelit të Ashod pranë armiqësive dhe lundroi në fund të tetorit, mbërriti në Varna. Më parë, katër marinarë të bllokuar në anije arritën të kthehen në vend me një fluturim nga Tel Avivi.

“Më 7 tetor, në orën 6:30, pamë tymin e parë të zi nga Gaza. Na u desh të lëviznim një herë, pasi një bombë shpërtheu 200 metra larg nesh”, tha ndihmës kapiteni Stoiço Angellov në tokën bullgare. Sipas tij, në bordin e anijes kanë mbetur 17 persona - 12 bullgarë dhe pesë ukrainas.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgarët në Zelandën e Re ishin të parët që votuan për parlamentin e ri

Bullgarët në Auckland të Zelandës së Re votuan të parë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, njoftoi Ministria jonë e Jashtme. Për shkak të diferencës kohore, seksioni zgjedhor atje hapi dyert mbrëmë në orën 21:00 me orën bullgare. Bashkatdhetarët..

botuar më 24-10-27 9.58.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Ditën e shtunë do të jetë kryesisht me diell. Pas mesditës mbi zonat perëndimore do të krijohen vranësira të larta. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi lindor-verilindor. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 18° dhe 23°, në Sofje rreth..

botuar më 24-10-25 7.45.MD

Ministritë e brendshme të Bullgarisë dhe Kosovës po forcojnë kontaktet e drejtpërdrejta

Në kuadër të formatit të zgjeruar të konferencës ministrore të Forumit të Salzburgut në Sofje, ministri i punëve të brendshme Atanas Ilkov u takua me homologun e tij kosovar Xhelal Sveçla. Të dy vlerësuan mirë nivelin ekzistues të bashkëpunimit, duke..

botuar më 24-10-25 5.16.MD