Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Transparenca pa Kufij” vuri në dukje shkelje të shumta të votës lokale

Foto: BTA

“Mënyra e zhvillimit të raundit të parë të zgjedhjeve për këshilltarë bashkiakë dhe kryetarë bashkie nxori edhe një herë disa probleme, duke vënë në pikëpyetje drejtësinë e procesit zgjedhor”, thekson “Transparenca pa Kufij”. Shoqata tregon për një sërë praktikash vicioze, si turizmi elektoral, blerja e votave dhe votimi i kontrolluar, ngatërrimi i fletëvotimeve dhe një mënyrë e diskutueshme e hartimit të protokolleve me rezultatet nga anëtarët e Komisionit Seksional Zgjedhor.

Në prag të raundit të dytë, “Transparenca pa Kufij” u bën thirrje institucioneve, partive dhe kandidatëve për kryetar bashkie që të parandalojnë shkeljet zgjedhore. KQZ-ja duhet të sigurojë shikueshmëri gjatë numërimit të votave dhe Ministria e Brendshme të marrë masa aktive kundër votës së blerë dhe të kontrolluar, duke përfshirë edhe rotacionin e punonjësve të saj nga drejtoritë e tjera rajonale, janë disa nga rekomandimet e shoqatës.

“Transparenca pa Kufij” rekomandon gjithashtu ngritjen e qendrave rajonale të numërimit për të kufizuar manipulimet dhe gabimet në numërimin e votave dhe plotësimin e protokolleve.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parlamenti ndaloi punën për shkak të mungesës së kuorumit

Parlamenti nuk u mblodh më 15 tetor. "Seanca tjetër është nesër, 16 tetor, në orën 9 të mëngjesit", njoftoi Kryetarja Natalija Kisellova. Në përpjekjen e parë dhe të vetme për të mbledhur kuorum në sallën plenare, u regjistruan 61 deputetë nga 121 të..

botuar më 25-10-15 11.45.PD

Kreu i GERB flet për riformatimin e shumicës qeverisëse

Nuk do të kemi më kuorum në parlament. Kjo u deklarua nga Bojko Borisov, kreu i GERB, partisë që mban mandatin e qeverisë së zgjedhur nga shumica parlamentare. Fjalimi para grupit parlamentar të partisë dhe Kryeministrit Rosen Zheljazkov u transmetua..

botuar më 25-10-15 9.02.PD

Parashikimi i motit për 15 tetorin

Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje - 7°. Gjatë ditës, vranësirat do të mbeten të konsiderueshme në pjesën më të madhe të vendit dhe në disa vende në Bullgarinë Lindore dhe në male do të ketë reshje, më të..

botuar më 25-10-14 7.15.MD