Deri në orën 19:00, ose një orë para përfundimit të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale në Bullgari, pjesëmarrja e votuesve në Sofje ishte 33.4%. Në qytetin e dytë më të madh në Bullgari - Plovdiv - 22,7% e votuesve dolën për të votuar, në Varna - 30,5%, në Bllagoevgrad - 40,2%, sipas të dhënave të exit poll të partnerit të BNR në pasqyrimin e zgjedhjeve lokale - agjencia sociologjike “Gallup International Balkan”.
***
Pjesëmarrja e votuesve në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në orën 17:00 ishte 25,9% në Sofje, 17,4% në Plovdiv, 24% në Varna. Në Bllagoevgrad, në këtë kohë, 33.9% e qytetarëv me të drejtë vote kishin votuar. Këtë e tregojnë rezultatet e exit poll-it të agjencisë sociologjike “Gallup International Balkan”, partnere e BNR-së në pasqyrimin e zgjedhjeve lokale. Për krahasim, në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në tetor 2019, deri në orën 17:30 kishin votuar 33,33% e votuesve.
***
Te ora 15:00, pjesëmarrja e votuesve në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale ishte 19.5% në Sofje. Në Plovdiv, 13.5 % e atyre që kanë të drejtë të votojnë shkuan në votime. Për Varnën, përqindja është 18.8, ndërsa në Bllagoevgrad - 27.1 %, sipas exit poll-it që u realizua nga “Gallup International Balkan”, e cila është partnere e BNR-së në pasqyrimin e zgjedhjeve lokale.
***
Deri në orën 13:00, pjesëmarrja në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në kryeqytet ishte 12.4%, në Plovdiv 9 % e votuesve me të drejtë vote dolën në votime. Në Bllagoevgrad votuan 19.1%, në Varna - 12.8%, sipas një sondazhi të kryer nga Agjencia Gallup International Balkan, e cila është partnere e BNR në pasqyrimin e zgjedhjeve lokale.
***
Pjesëmarrja e votuesve në raundin e dytë të votimit vendor te ora 11:00 në Sofje ishte 5.2%, në Plovdiv treguesi ishte 3.9 për qind. Në Varna, 5.8% e atyre që kanë të drejtë vote kanë shkuar në votime, në Bllagoevgrad 10.5%, sipas informacioneve nga sondazhi paraprak i agjencisë Gallup International Balkan. Agjencia është partnere e BNR-së në mbulimin e zgjedhjeve lokale.Pjesëmarrja e votuesve në orën 11:00 vijon të jetë më e ulët se ajo e raundit të parë, një javë më parë, thekson agjencia.
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pjesëmarrja e votuesve në orën 11:00 në Sofje ishte 6.52%. Pjesëmarrja në votime në vend te ora 11:00 është 9.18%. Më e larta është në komunën Mallko Tërnovo - 45,73%. Më e ulëta është në Plovdiv - 3,86 për qind.
***
Dita e zgjedhjeve filloi në mënyrë paqësore, njoftoi Ministria e Brendshme. Njësitë në “Dokumentet bullgare të identitetit” punojnë nga ora 08.30 deri në orën 19.00 dhe do të lëshojnë vërtetime për karta identiteti të humbura apo të dëmtuara dhe dokumente të skaduara.5898 janë makinat e votimit, në seksionet në vend me mbi 300 zgjedhës. Nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftuan se disa makineri dhanë defekte.
Gallup International Balkan është partner i BNR në pasqyrimin e zgjedhjeve lokale. Drejtori i agjencisë Përvan Simeonov kujtoi se exit polli i mbajtur dhe numërimi paralel para seksioneve janë analiza mostër të natyrës parashikuese dhe nuk duhet të merren si rezultat përfundimtar! Qëllimi i exit poll-it dhe numërimi paralel, përveçse informativ, është edhe garanci për drejtësinë e zgjedhjeve, sqaroi Simeonov. Ai u bëri thirrje votuesve që t'u përgjigjen anketuesve. Ekipet e "Galup" do të monitorojnë votimin në Sofje, Plovdiv, Varna dhe do të numërojnë paralelisht në Vidin dhe Shumen.
Deri në orën 09:00 të mëngjesit, pjesëmarrja e votuesve në Sofje ishte 1.3%, në Plovdiv 1.1%, në Bllagoevgrad 4.3%, në Varna 1.5%.
Bullgaria kremtoi 117-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së saj. Qendra e festimeve ishte ish-kryeqyteti Veliko Tërnovo, por aktivitete festive u zhvilluan në mbarë vendin. Veliko Tërnovo është qendra e kremtimit të përvjetorit të 117 të..
Trafiku në bulevardin “Carigradsko Shose” në Sofje u bllokua për shkak të dy protestave të njëkohshme – nga banorët e lagjes Gorubljane dhe ata të lagjes “Druzhba 2”. Protesta e banorëve të lagjes “Druzhba” lidhet me punimet e planifikuara të..
Kryetarja e Kuvendit Popullor, Natalija Kisellova, mori pjesë në kremtimin zyrtar të 117-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Bullgarisë në qytetin Veliko Tërnovo. “Nëse jemi të bashkuar dhe të përqendruar rreth prioriteteve kombëtare, vetëm..
Anija ushtarake kërkimore-shkencore bullgare “Shenjtorët Kirill dhe Metodij” (NIK 421) do të niset për herë të katërt drejt Antarktidës më 7 nëntor,..
Bullgaria feston sot 117 vjet nga shpallja e Pavarësisë së saj. Më 22 shtator 1908, në kishën "Shën 40 Martirët" në Tërnovo, princi Ferdinand I lexoi..
Kryeministri Rosen Zheljazkov mbërriti në Nju Jork në krye të delegacionit bullgar që merr pjesë në sesionin e 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të..