Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pjesëmarrja e votuesve në raundin e dytë të votimit vendor

Raundi i dytë i votimit vendor zhvillohet në një mjedis normal

| rinovuar më 23-11-05 7.16.MD
Foto: BGNES

Deri në orën 19:00, ose një orë para përfundimit të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale në Bullgari, pjesëmarrja e votuesve në Sofje ishte 33.4%. Në qytetin e dytë më të madh në Bullgari - Plovdiv - 22,7% e votuesve dolën për të votuar, në Varna - 30,5%, në Bllagoevgrad - 40,2%, sipas të dhënave të exit poll të partnerit të BNR në pasqyrimin e zgjedhjeve lokale - agjencia sociologjike “Gallup International Balkan”.

***

Pjesëmarrja e votuesve në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në orën 17:00 ishte 25,9% në Sofje, 17,4% në Plovdiv, 24% në Varna. Në Bllagoevgrad, në këtë kohë, 33.9% e qytetarëv me të drejtë vote kishin votuar. Këtë e tregojnë rezultatet e exit poll-it të agjencisë sociologjike “Gallup International Balkan”,  partnere e BNR-së në pasqyrimin e zgjedhjeve lokale. Për krahasim, në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në tetor 2019, deri në orën 17:30 kishin votuar 33,33% e votuesve.

***

Te ora 15:00, pjesëmarrja e votuesve në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale ishte 19.5% në Sofje. Në Plovdiv, 13.5 % e atyre që kanë të drejtë të votojnë shkuan në votime. Për Varnën, përqindja është 18.8, ndërsa në Bllagoevgrad  - 27.1 %, sipas exit poll-it që u realizua nga “Gallup International Balkan”, e cila është partnere e BNR-së në pasqyrimin e zgjedhjeve lokale.

***

Deri në orën 13:00, pjesëmarrja në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në kryeqytet ishte 12.4%, në Plovdiv 9 % e votuesve me të drejtë vote dolën në votime. Në Bllagoevgrad votuan 19.1%, në Varna - 12.8%, sipas një sondazhi të kryer nga Agjencia Gallup International Balkan, e cila është partnere e BNR në pasqyrimin e zgjedhjeve lokale.

***

Pjesëmarrja e votuesve në raundin e dytë të votimit vendor te ora 11:00 në Sofje ishte 5.2%, në Plovdiv treguesi ishte 3.9 për qind. Në Varna, 5.8% e atyre që kanë të drejtë vote kanë shkuar në votime, në Bllagoevgrad 10.5%, sipas informacioneve nga sondazhi paraprak i agjencisë Gallup International Balkan. Agjencia është partnere e BNR-së në mbulimin e zgjedhjeve lokale.

Pjesëmarrja e votuesve në orën 11:00 vijon të jetë më e ulët se ajo e raundit të parë, një javë më parë, thekson agjencia.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pjesëmarrja e votuesve në orën 11:00 në Sofje ishte 6.52%. Pjesëmarrja në votime në vend te ora 11:00 është 9.18%. Më e larta është në komunën Mallko Tërnovo - 45,73%. Më e ulëta është në Plovdiv - 3,86 për qind.

***

Dita e zgjedhjeve filloi në mënyrë paqësore, njoftoi Ministria e Brendshme. Njësitë në “Dokumentet bullgare të identitetit” punojnë nga ora 08.30 deri në orën 19.00 dhe do të lëshojnë vërtetime për karta identiteti të humbura apo të dëmtuara dhe dokumente të skaduara.

5898 janë makinat e votimit, në seksionet në vend me mbi 300 zgjedhës. Nga  Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftuan se disa makineri dhanë defekte.

Gallup International Balkan është partner i BNR në pasqyrimin e zgjedhjeve lokale. Drejtori i agjencisë Përvan Simeonov kujtoi se exit polli i mbajtur dhe numërimi paralel para seksioneve janë analiza mostër të natyrës parashikuese dhe nuk duhet të merren si rezultat përfundimtar! Qëllimi i exit poll-it dhe numërimi paralel, përveçse informativ, është edhe garanci për drejtësinë e zgjedhjeve, sqaroi Simeonov. Ai u bëri thirrje votuesve që t'u përgjigjen anketuesve. Ekipet e "Galup" do të monitorojnë votimin në Sofje, Plovdiv, Varna dhe do të numërojnë paralelisht në Vidin dhe Shumen.

Deri në orën 09:00 të mëngjesit, pjesëmarrja e votuesve në Sofje ishte 1.3%, në Plovdiv 1.1%, në Bllagoevgrad 4.3%, në Varna 1.5%. 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një stuhi e fortë në Sofje dhe Bansko theu pemët dhe mbylli rrugët

Pas stuhisë së fortë të mbrëmshme, ekipet e Drejtorisë së “Asistencës dhe Parandalimit Emergjent” të Bashkisë Metropolitane po heqin degët dhe pemët e thyera nga rrugët. Për momentin vazhdojnë punën tetë ekipe të Drejtorisë. Një erë e fortë me..

rinovuar më 24-06-14 10.55.PD

Parashikimi i motit për 14 qershorin

Ditën e premte në vend do të kalojë një front i ftohtë atmosferik me erë mesatare. Në shumë vende do të ketë reshje të shkurtra, por intensive, dhe vranësira. Në Bullgarinë Juglindore ka rrezik për breshër. Temperaturat minimale do të lëvizin..

botuar më 24-06-13 7.35.MD

Më 17 qershor, presidenti do të njoftojë se kur do të nisë nga puna legjislatura e 50-të e Kuvendit Popullor

Presidenti Rumen Radev do të njoftojë të hënën, më 17 qershor, kur do të mbledhë seancën e parë të Legjislaturës së 50-të të Kuvendit Popullor. Këtë ai e tha para gazetarëve në qytetin Kazanllëk. Duke komentuar fjalët e liderit të GERB-it Bojko..

botuar më 24-06-13 5.16.MD