Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Përfundoi raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Bullgari

| rinovuar më 23-11-05 8.42.MD
Foto: BGNES

Balotazhet për zgjedhjen e kryetarëve të bashkive në 91 bashki, 451 komuna, 31 rajone (në Sofje, Plovdiv dhe Varna) përfunduan zyrtarisht më 5 nëntor.

Në Sofje, fituesi është Vasill Terziev (“Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike /PP-DB/, Shpëto Sofjen) me 51.4%, e dyta është Vanja Grigorova, e mbështetur nga BSP për Bullgarinë, të Majtën etj. me 44.3%, tregojnë të dhënat nga ora 20.00, sipas të dhënave paraprake të exit poll-it të agjencisë sociologjike “Gallup International Balkan” – partnere e BNR-së në paraqitjen e zgjedhjeve lokale.

34 për qind nga votuesit për GERB/SDS në raundin e parë në Sofje, në raundin e dytë kanë votuar për Vasill Terziev dhe 52% për Vanja Grigorovën, tregojnë gjithashtu të dhënat e exit poll-it të “Gallup”.

Në Plovdiv fiton partia GERB me kandidatin e saj Kostadin Dimitrov, i cili merr 53.1% të votave.

Rezultatet e kandidatëve për kryetar bashkie në Varna dhe Bllagoevgrad janë shumë të afërta. Në perlën tonë të Detit të Zi, Bllagomir Kocev nga PP-DB merr 49,7% kundrejt 44,9% për Ivan Portnih nga GERB, kryetar i bashkisë së Varnës që nga viti 2013, i cili kandidon për një mandat të katërt, dhe në Bllagoevgrad - Metodi Bajkushev (PP -DB) kryeson me një rezultat prej 49.7% ndaj Illko Stojanovit (i pavarur), i cili merr 47.9% të votave.

Deri në orën 18:30 të ditës së balotazhit, Ministria e Punëve të Brendshme ka marrë 301 raporte për shkelje të legjislacionit zgjedhor, dhe që nga fillimi i fushatës mbi 2600. Në disa vende kishte probleme me votimin me makina, për shembull shtypja e vetëm një fletëvotimi kur janë shënuar dy vota (për shembull për kryetar bashkie dhe kryetar rajoni).

Foto: BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Apostolos Xixikostas

Vendet e Ballkanit Lindor janë gati të nënshkruajnë një memorandum transporti

Bullgaria, Greqia dhe Rumania janë gati me një memorandum për bashkëpunim në projekte të reja transporti, deklaroi komisioneri evropian grek për transport dhe turizëm, Apostolos Xixikostas. Ai theksoi se në nëntor, në Bruksel, do të nënshkruhet një..

botuar më 25-10-20 11.55.PD
Plaka përkujtimore e Shën Ivan Rillskit në katedralen në Estergom, vendosur me rastin e Ditës së Miqësisë Hungarezo-Bullgare

Një prift bullgar ofron lutje për suksesin e bisedimeve paqësore në Budapest

Zëvendësministri i jashtëm rus, Aleksandër Grushko, deklaroi se Moska nuk ka zhvilluar bisedime për fluturimin e mundshëm të avionit presidencial të Vlladimir Putinit mbi Poloninë, Rumaninë dhe Bullgarinë drejt Budapestit. “Është ende herët për..

botuar më 25-10-20 9.32.PD
Daniell Mitov.

Ministri i brendshëm tha se shërbimet ruse po ndihmojnë emigracionin e paligjshëm

Spiunë rusë dhe grupe humanitare ekstremisht të majta po bashkëpunojnë me trafikantët e qenieve njerëzore për të përmbytur Evropën me emigrantë të paligjshëm, shkruan gazeta “The Times”, duke cituar ministrin e brendshëm bullgar Daniell Mitov. Ai tha..

botuar më 25-10-20 9.11.PD