Në mesditën e 7 nëntorit në qendër të Sofjes u thirr një marshim paqësor në shenjë solidariteti dhe mbështetjeje për fushatën për lirimin e pengjeve izraelitë të rrëmbyer nga “Hamasi”.
Mbrëmjen e së hënës, në sinagogën e Sofjes u mbajt një ceremoni përkujtimore në kujtim të atyre që humbën jetën në sulmin terrorist në Izrael më 7 tetor. Në këtë aktivitet morën pjesë kryetari i parlamentit, nënpresidenti, kryetari i bashkisë së Sofjes, ministra, diplomatë dhe qytetarë.
Nënpresidentja Ilijana Jotova tha se nuk duhet të mësohemi kurrë me dhunën dhe se terroristët kudo që janë në botë do të përballen me përgjigjen tonë shumë të prerë dhe shumë të vendosur. Ajo vuri në dukje se është një përfaqësuese krenare e një kombi që 80 vjet më parë mbrojti hebrenjtë e tij dhe arriti të mos dërgonte 50 000 njerëz në kampet e vdekjes. “Ne deklarojmë qartë se qëndrojmë krah për krah me vëllezërit tanë nga shteti i Izraelit, ne mbështesim kauzën e tyre të drejtë dhe të drejtën e tyre për të mbrojtur veten, shtëpitë dhe atdheun e tyre”, tha në fjalimin e tij kryetari i parlamentit Rosen Zheljazkov, transmeton BTA.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..