Tani për tani nuk është planifikuar një takim mes kryesisë së "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) me GERB-SDS pas zgjedhjeve lokale, tha bashkëkryetari i PP-DB Kirill Petkov. Ai theksoi se është e pashmangshme që të ketë biseda mes pjesëmarrësve në qeverisje.
Më herët gjatë ditës së sotme, kryeministri deklaroi se duhet të caktohet një takim lidershipi. “Duhet të vazhdojmë më tej. Zgjedhjet kanë përfunduar. Kritikat, kërcënimet dhe komentet parazgjedhore duhet të përfundojnë dhe ne duhet të vazhdojmë të punojmë”, kërkoi Nikollaj Denkov.
Kryeministri shprehu shpresën se do të ketë një rotacion të postit të kryeministrit, siç ishte rënë dakord mes partnerëve në qeverinë e rotacionit (PP-DB dhe GERB), sepse kabineti ka një program të përcaktuar për të zbatuar.
Javën e kaluar, kreu i GERB Bojko Borisov njoftoi se të mërkurën në Këshillin Kombëtar, partia e tij do të diskutojë nëse do të zgjasë mbështetjen e saj për qeverinë.Në vitin 2024 Policia kufitare parandaloi më shumë se 52 500 përpjekje të emigrantëve për të hyrë ilegalisht në Bullgari. Falë masave të marra nga “Policia Kufitare” – shtimi i patrullave dhe pajisjeve në kufi, presioni i migracionit u ul me 70%..
Me 13 vota “pro” dhe 2 “kundër” – ato të Georgi Bahanov dhe Dimitër Dimitrov nga kuota GERB, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pranoi rillogaritjen e rezultateve zgjedhore të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura në tetor 2024, të kërkuar nga Gjykata..
Gjatë vizitës së saj në Londër, nënpresidentja Ilijana Jotova u takua me nënkryetaren e bashkisë Joanne McCartney. Portofoli i McCartney përfshin politika për fëmijët dhe familjet. Në fokus të bisedës ishin vështirësitë me të cilat përballet..
Vendosja e të ashtuquajturit prindërimi automatik i përbashkët do të prekë mbi gjysmë milioni fëmijë, njoftoi sociologia Donna Pikard në një konferencë..
62% e prindërve janë kategorikisht kundër futjes së lëndës obligative “Feja dhe Ortodoksia”, dhe vetëm 10% e konsiderojnë mungesën e edukimit fetar si..
Katërmbëdhjetë persona të lënduar nga zjarri në një diskotekë në qytetin e Koçanit të Maqedonisë së Veriut janë pranuar për mjekim në Bullgari,..