Marrëdhëniet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut duhet të jenë si ato ndërmjet fqinjëve të mirë dhe është koha që të dyja palët ta kuptojnë dhe të punojnë për të mirën e qytetarëve tanë, tha kryetari i Kuvendit Popullor bullgar Rosen Jeljazkov në një takim me përfaqësuesit e komunitetit bullgar në vend. Ai foli me ta në Qendrën Kulturore dhe Informative të Bullgarisë në Shkup, para përfaqësuesve të shoqatave nga Ohri, Prilepi, Velesi, Manastiri, Shtipi, Struga.
“Evropa është vendi ku me vështirësi dhe në vazhdim të shumë shekujve kemi përfituar arritjet e humanizmit, drejtësisë dhe dinjitetit të personit, dhe Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut janë thirrur të dëshmojnë se ndajnë vlera të përbashkëta evropiane”, tha Zheljazkov. cituar nga BTA.
Në një mjedis informal ai u njoh me disa probleme, si gjuha e urrejtjes, me të cilën përballen përfaqësuesit e komunitetit bullgar, dhe pritshmëritë për gjetjen e zgjidhjeve për të ulur tensionin mes dy vendeve. “Historia e përbashkët duhet ta bëjë Ballkanin më të bashkuar, më të fortë dhe më tërheqës për investime. Mbi këtë bazë, ne mund të ndërtojmë ura, jo të përçajmë, por të përpiqemi të krijojmë një të ardhme të përbashkët evropiane”, vuri në dukje Rosen Zheljazkov.
Po zhvillohen negociata për forcimin e mbrojtjes ajrore të Bullgarisë me mjete nga aleatët, bëri të ditur ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov gjatë një dëgjese në komisionin parlamentar për mbrojtje. “U ndërmorën masa parandaluese për forcimin e..
Kapaciteti i energjisë diellore për prodhimin e energjisë elektrike në Bullgari ka tejkaluar 4 gigavat (GW) gjatë vitit 2025. Kjo është e barabartë me katër reaktorë të mëdhenj bërthamorë, tha për BGNES dr. Maria Trifonova, pedagoge në Fakultetin..
Shuma neto e pagës minimale nga viti 2026 do të jetë 970 leva (467 euro), ndërsa brutoja – 1287 leva (620 euro). Ajo do të jetë më e ulëta në të gjithë Bashkimin Evropian. Këtë e deklaroi për bTV Pllamen Dimitrov, president i Konfederatës së..
Ambasada e Bullgarisë në Japoni ftoi bashkatdhetarët tanë që jetojnë në Tokio dhe zonën përreth të marrin pjesë në një seminar krijues për..
Lufta kryesore politike që po zhvillohet në Bullgari lidhet me orientimin gjeopolitik të vendit në të ardhmen. Kjo u tha nga Kryeministri Rosen..