Më 15 nëntor fillon kreshma e dytë më e gjatë në traditën tonë ortodokse, e cila përbën një përgatitje për kremtimin e Lindjes së Zotit Jezu Krisht.
Konsiderohet se, edhe pse zgjat 40 ditë, kreshma e Krishtlindjeve nuk është aq e rreptë sa kreshmët shumëditore që i paraprijnë Pashkëve dhe Fjetjes së Hyjlindëses Mari. Periudhës së gjatë të përmbajtjes nga ushqimi me origjinë shtazore i paraprin riti në të cilin gjithë familja mblidhet në një tryezë të pasur me gjella të llojllojshme ku të gjithë falen për të qetësuar mendjen dhe ndërgjegjen. Kjo ndodh në prag të Kreshmës, mbrëmjen e 14 nëntorit. Të gjitha këto veprime vjen për të përgatitur besimtarët për periudhën e gjatë të privimit shpirtëror dhe fizik, në të cilën udhëheqëse duhet të jenë fjalët e Shën Gjon Gojëmbli: “Dobia e kreshmës nuk duhet të të kufizojë vetëm në mosngrënjen e ushqimit të ndaluar, sepse kreshma e vërtetë është largimi nga të këqijat. Shmangni padrejtësinë. Falni fyerjen të afërmit. Thjeshtoni punët e debitorit tuaj”.

Sipas Statutit të Kishës Ortodokse Bullgare, gjatë javës së parë të Kreshmës së Krishtlindjeve, si dhe nga data 20 deri më 24 dhjetor, konsumohet vetëm ushqim bimor me vaj. Në pjesën tjetër të ditëve të kreshmës (përveç të mërkurës dhe të premtes) lejohen jovertebrorët (kërmijtë, midhjet, oktapodët etj.), të cilët pranohen edhe si ushqime kreshme. Tradita dikton që më 21 Nëntor – Ditën e Hyrjes së Virgjëreshës Mari në Tempull dhe më 6 Dhjetor - Ditën e Shën Nikolla Çudibërësit, mund të konsumohet edhe peshku.
Lexoni më shumë:
Redaktore: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: arkiv, BTA
Një ceremoni solemne do të mbahet në Silistra më 1 tetor për të shënuar 85-vjetorin e kthimit të Dobruxhës Jugore në Bullgari, raportoi BTA. Përfaqësues të autoriteteve lokale dhe qendrore dhe qytetarë do të vendosin lule para monumentit të..
Që prej vitit 1980, bota e feston 27 shtatorin si Ditën Botërore të Turizmit.Ajo shoqërohet me përvjetorin e miratimit të statutit të Organizatës Botërore të Turizmit në vitin 1970. Një numër vendbanimesh bullgare organizojnë ngjarje të veçanta,..
Falë kristianizimit, shkrimit dhe gjuhës, populli bullgar dhe Bullgaria mbetën në kujtesën e Evropës edhe atëherë kur shteti bullgar zhdukej për shekuj të tërë nga harta politike e Kontinentit të Vjetër. Pagëzimi dhe krijimi i shkrimit bullgar kanë..