Gjatë natës mbi Bullgarinë Veriore vranësitë do të zvogëlohen deri në kthjellim. Në Bullgarinë Jugore vranasirat do të jenë ende të konsiderueshme dhe do të ketë reshje shiu. Deri në mëngjes reshjet do të ndalen dhe vranësirat do të shpërthejnë. Do të fryjë erë е moderuar nga perëndimi-veriperëndimi. Temperaturat minimale në shumicën e rajoneve do të jenë ndërmjet 4° dhe 9°, në Sofje rreth 4°.
Të enjten do të mbajë mot kryesisht me diell. Do të vazhdojë të fryjë erë mesatare nga drejtimi perëndimor-veriperëndimor, por pas mesditës gradualisht do të dobësohet. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 11° dhe 16°, në Sofje rreth 11°.
Vranësirat do të jenë të konsiderueshme në male para mesditës dhe vende-vende do të bie sërish borë e dobët, por reshjet do të ndalojnë shpejtë. Rreth mesditës retë do të kthjellohen dhe do të ketë diell. Do të fryjë erë e fortë veriperëndimore e cila gradualisht do të dobësohet. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 metrash do të jetë rreth 6°, në 2000 metra - rreth 0°.
Në Detin e Zi do të mbizotërojë mot me diell. Do të fryjë erë mesatare, përkohësisht e fortë nga perëndimi-veriperëndimi, por pas mesditës do të dobësohet. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë 15°-16°. Temperatura e ujit të detit është nga 10° në bregun verior deri në 15° në atë jugor.
Kuvendi Popullor krijoi Fondin Kombëtar për Dekarbonizim, duke miratuar përfundimisht ndryshimet në Ligjin për Efektivitetin Energjetike. Struktura e re do të mbështesë familjet në zbatimin e masave që lidhen me efektivitetin energjetike. Ajo krijohet..
Bullgaria është identifikuar zyrtarisht si një nga vendet e BE-së në rrezik nga presioni i migracionit, njoftoi korrespondentja e BNR-së në Bruksel Angelina Piskova, duke cituar raportin e parë vjetor të Komisionit Evropian mbi menaxhimin e..
Presidenti Rumen Radev ka vënë veton ndaj disa prej ndryshimeve në Ligjin për Mbrojtjen dhe Forcat e Armatosura të Republikës së Bullgarisë, të miratuara më 30 tetor, njoftoi zyra e shtypit e kreut të shtetit. Në arsyet e tij, ai thekson se ndryshimet..
Startoi fushata mes të rinjve "Jeta vlen më shumë se pëlqimet". Fushata u nis nga një nga kompanitë e transmetimit të energjisë elektrike në vend. Ideja..
Paga mesatare mujore bruto për korrikun e vitit 2025 ishte 2 570 leva (1 314.02 euro), për gushtin – 2 497 leva (1 276.70 euro), dhe për shtatorin – 2..