Jo në një periudhë tri ditore, por që dje, “Lukoil” ishte gati të kalonte në naftë tërësisht jo-ruse, me një kapacitet të reduktuar operativ në “Neftohim”, por të mjaftueshëm për të kënaqur vendin me karburante. Kështu deklaroi para gazetarëve Deljan Dobrev, kryetar i Komisionit Parlamentar të Energjetikës dhe deputet nga grupi GERB-SDS. Së bashku me kryetaren e grupit, Desisllava Atanasova, ata u larguan para përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Sigurimit pranë Këshillit të Ministrave, ku po diskutohej propozimi për ndalimin e përdorimit të naftës ruse në rafinerinë në Burgas. Në takim u bë e qartë se pavarësisht regjimit të sanksioneve dhe derogimit për të lejuar që karburantet me origjinë ruse të shiten vetëm në vend dhe në Ukrainë, më shumë se 50% e karburanteve të prodhuara të “Lukoil” eksportohen në të gjithë botën.
"Koalicioni Putin është një fakt. Një takim jashtëzakonisht i kotë. Një humbje kohe për ne", tha kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë (DPS) Deljan Peevski, i cili gjithashtu u largua nga këshilli para afatit.
Ndalimi i naftës ruse para 1 marsit do të sillte rreziqe të mëdha, deklaroi pas këshillit bashkëkryetari i "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" Kirill Petkov. Bëhet fjalë edhe për të hyra tatimore në thesar prej afro 200 milionë euro deri në fund të vitit dhe nga 25 deri në 50 milionë deri në mars, tha Petkov.
Kryeministri Nikollaj Denkov deklaroi se Këshilli vendosi të mos zbatojë pezullimin e shpejtë të përdorimit të naftës ruse të kërkuar nga GERB dhe DPS, sepse është e rrezikshme për çmimet dhe furnizimet e karburanteve në vend.
Në një ceremoni në Universitetin "Vytautas Magnus" në qytetin lituanez të Kaunasit, rektori i Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski”, Prof. Georgi Vëllçev, pranoi sipas parimit të rotacionit presidencën e aleancës ndërkombëtare universitare..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°C, ndërsa në bregdetin e Detit të Zi nga 13 deri në 16°C; në Sofje – 7°C. Në mëngjes , në disa ultësira dhe lugina, dukshmëria do të jetë e kufizuar për shkak të mjegullës ose..
Në nivel koalicioni, kemi vendosur të plotësojmë kërkesat e paraqitura nga mjekët e rinj në lidhje me nivelet e pagave, tha në një takim të Komisionit Parlamentar të Shëndetësisë kryetari i tij Kostadin Angellov, njoftoi gazetarja e BNR-së Milla..
Në vitin 2024, Produkti i Brendshëm Bruto i vendit tonë u rrit në terma realë me 3.4% krahasuar me vitin e kaluar, sipas të dhënave nga Instituti..
Tensioni shoqëror në periudhën nga 1 korriku deri më 30 shtator të këtij viti matet me një indeks prej 6.09, i cili tregon “rreziqe të vështira për t’u..