Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Deputetët nuk arritën të marrin vendim për mocionin e mosbesimit

Foto: BGNES

Deputetët u gjendën në ngërç në votimin e mosbesimit të dytë ndaj kabinetit të Nikollaj Denkov të kërkuar nga opozita - BSP, “Ka popull të tillë” dhe “Vëzrazhdane” për shkak të menaxhimit të keq në sektorin “Sigurim dhe Mbrojtje Kombëtare”. Parlamenti nuk mori një vendim për shkak të mungesës së kuorumit.  Kjo situatë u arrit pasi përfaqësuesit e GERB dhe DPS u larguan nga salla plenare menjëherë para votimit. Arsyeja ishte propozimi i GERB-it, i refuzuar nga parlamenti, që brenda një afati treditor të hiqet derogimi për importin e naftës ruse në vendin tonë. Për shkak të mungesës së kuorumit, mbledhja u ndërpre. Procedura e radhës e votimit të mosbesimit do të zhvillohet ditën e premte më 17 nëntor.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bojko Borisov

Sipas GERB-SDS, nuk është e mundur të formohet një qeveri e rregullt

Formimi i qeverisë te data e sotme nuk është i mundur, tha lideri i GERB-it Bojko Borisov para deputetëve të zgjedhur nga GERB-SDS. Vlerësimi vjen pasi GERB-SDS zhvilloi konsultime jozyrtare me grupet DPS dhe "Ka një popull të tillë". Partitë dhe..

botuar më 24-06-19 9.24.PD

Nis punën Asambleja e 50-të Kombëtare e sapozgjedhur

Sillvi Kirillov nga "Ka një popull të tillë" (ITN), deputeti më i moshuar në Kuvendin e 50-të Kombëtar, do të hapë seancën e parë të parlamentit të ri më 19 qershor në orën 09:00, njofton qendra për shtyp e parlamentit. Sipas Kushtetutës, mbledhja e..

botuar më 24-06-19 5.05.PD

Parashikimi i motit për 19 qershorin 2024

Të mërkurën do të jetë me diell dhe të nxehtë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16 dhe 21°, ndërsa në Sofje 16°. Maksimumi do të jetë nga 33 deri në 38°, në kryeqytet 33°. Do të jetë me diell përgjatë bregdetit të Detit të Zi me..

botuar më 24-06-18 7.35.MD