Të premten temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2° dhe 7°, në Sofje - 2°. Gjatë ditës para mesditës do të mbajë mot me diell me vranësira të shpërndara. Pas mesditës do të fillojë të bjerë shi nga perëndimi. Në disa rajone të Bullgarisë Perëndimore dhe në zonat malore sasitë do të jenë të konsiderueshme. Temperaturat maksimale do të jenë 17-19°, në kryeqytet – 15°.
Do të mbajë mot kryesisht me diell përgjatë bregdetit të Detit të Zi me erë të fortë jugore. Temperaturat e ajrit do të jenë 14-16°. Uji i detit është nga 10° në veri deri në 16° në jug.
Do të ketë diell mbi male deri në mesditë. Pas mesditës do të ketë reshje shiu mbi masivet perëndimor, mbi 2000 m mbi nivelin e detit do të bjerë borë. Temperatura në 1200 m mbi nivelin e detit do të jetë deri në 10°, në 2000 m deri në 4°.
Ditën e shtunë do të fryjë erë e fortë nga veriperëndimi. Do të jetë me vranësira dhe me shi. Temperaturat ditore do të jenë nga 1-2° në Bullgarinë Perëndimore deri në 9-10° në bregdetin e Detit të Zi.
Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka përfunduar Konsultimin mbi nenin IV për Bullgarinë në vitin 2025. Sipas procedurës për vlerësime dhe rekomandime për vendet anëtare të FMN-së, thuhet se kërkesa e brendshme vazhdon të nxisë..
Sot, 25 nëntor, në shumë qytete bullgare do të zhvillohen marshime nën sloganin "Asnjë më shumë" me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave. Fondi Bullgar për Gratë gjithashtu do t'i bashkohet marshimeve. Fondi tregon se në..
Bullgaria renditet e 11-ta në indeksin global të këtij viti të kompanisë Surfshark - "Cilësia Dixhitale e Jetës 2025" (DQL), duke u ngjitur nga pozicioni i 18-të. Indeksi synon të studiojë dhe ndjekë mirëqenien dixhitale të vendeve në pesë fusha:..