Parlamenti nuk mblodhi kuorum për punë. Seanca e radhës u caktua për 22 nëntorin. Deri atëherë mbetet pezull rivotimi i mosbesimit ndaj kabinetit të kryeministrit Nikollaij Denkov, për sigurinë dhe mbrojtjen kombëtare.
Lideri i GERB-it Bojko Borisov komentoi se GERB-SDS nuk janë ata që do të sigurojnë kuorumin. Ne mbështesim kabinetin nëse bën gjërat e duhura, shtoi politikani.
Ndërkaq, kryetari i sapozgjedhur i Bashkisë së Sofjes, Vasill Terziev, përmes një letre drejtuar Borisovit kërkoi një takim për të diskutuar politikat dhe projektet prioritare për zhvillimin e Sofjes, njoftoi koordinatori nacional i GERB-it, Nikolla Nikollov.
Gjatë periudhës janar - prill të këtij viti, 10 549 persona tentuan të kalojnë kufijtë për të hyrë në vend. Këtë e tregojnë të dhënat e Ministrisë së Punëve të Brendshme për situatën e migracionit në vend, të publikuara në uebsajtin e departamentit,..
Drejtori i FBI-së, Kristofër Rej, dekoroi të ngarkuarin me postin kryeprokuror të Bullgarisë Borisllav Sarafov me certifikatë nderi për kontributin personal në bashkëpunimin e suksesshëm ndërmjet Prokurorisë Bullgare dhe FBI-së në luftën kundër krimit..
Arkeologu Prof. Nikollaj Ovçarov dhe shkrimtarja-udhëtare Severina Markova shkojnë në një ekspeditë në Algjeri dhe shkretëtirën e Saharës. Prof. Ovçarov tha para BNR se të dy po shkojnë në koleksionin më të pasur të pikturave shkëmbore në botë, në..
Me një ceremoni në Bllagoevgrad, një kontingjent i ri ushtarak bullgar u përcjell me mision në Kosovë. Mbi 100 ushtarë bullgarë janë duke plotësuar..
Të mërkurën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 9 dhe 14°, në Sofje 12°. Gjatë ditës do të jetë me diell. Para mesditës nga perëndimi..
Revolucioni i katërt industrial digjital në sektorin financiar është një pikë referimi për ndryshimin e të gjithë ekonomisë drejt një të ardhmeje të..