Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Redaksia e Gjuhës Rumune e Radio Bullgarisë mbushi një vjeç

Një përmbledhje e shkurtër e aktiviteteve të ekipit të saj

Foto: BNR

Një vjet e ca më parë pranë Radio Bullgarisë u krijua Redaksia e Gjuhës Rumune. Ajo u hap zyrtarisht më 20 tetor 2022 në një ceremoni në Radion Kombëtare Bullgare në prani të ambasadorëve të Rumanisë, Republikës së Moldavisë dhe të ftuarve të Radios Kombëtare Bullgare dhe gazetarëve.

Nga e majta në të djathtë: Shkëlqesia e Tij Anatol Cebuc, gazetari Vlladimir Mitev, Drejtori i BNR-së Milen Mitev, Shkëlqesia e Saj Brandusa Predescu, gazetarja Julia Bahovski dhe kryeredaktori i Radio Bullgarisë Krasimir Martinov në ceremoninë e 20 tetorit 2022

Gjatë vitit të kaluar, seksioni rumun i Radio Bullgarisë pasqyroi një gamë të pasur ngjarjesh nga jeta politike, ekonomike, kulturore, sportive, fetare dhe muzikore në Bullgari. Ajo ndoqi gjithashtu dinamikën e marrëdhënieve bullgaro-rumune, duke përfshirë intervistën me ambasadorin bullgar në Rumani, Radko Vllajkov, me një analizë të provokuar nga nënshkrimi i një deklarate të përbashkët të partneritetit strategjik mes dy vendeve, etj. Në fokus të vëmendjes ishin marrëdhëniet në nivel njerëzor mes bullgarëve dhe rumunëve, ngjarjet kulturore rumune në Sofje, temat që lidhen me minoritetin bullgar në Rumani etj.

Për interesin ndaj seksionit rumun të Radio Bullgarisë mund të gjykohet nga fakti se faqja e saj në Facebook ka mbi 600 ndjekës - një shenjë se ajo mbush një vend informativ që është i kërkuar. Postimet nga kjo faqe u shpërndanë nga faqe të tjera në gjuhën rumune të fokusuara në studimet evropiane dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, por edhe nga përdorues të zakonshëm rumunë të Facebook.

Na befasoi këndshëm dëshira e lexuesve tanë për të dhuruar libra për të formuar një lloj biblioteke për Redaksinë Rumune të Radio Bullgarisë. Ne jemi pozitivë për këtë ide dhe ndoshta do të bëjmë një njoftim për këtë së shpejti.

Seksioni rumun i Radio Bullgarisë u konfirmua si një njësi që ofron ekspertizë për çështje që lidhen me zonën rumanishtfolëse. Gazetari i saj Vlladimir Mitev është mysafir i shpeshtë në programin "Horizont" (programi lajmesh i Radios Kombëtare Bullgare) dhe në programin "Hristo Botev" (programi kulturor i Radios Kombëtare Bullgare), ai bën intervista me bashkëbisedues rumanishtfolës mbi një sërë temash nga jeta politike, ekonomike dhe publike e Rumanisë dhe Republikës së Moldavisë. Nga ana tjetër, Julia Bahovski - forca tjetër shtytëse e seksionit rumun, udhëton vazhdimisht midis Sofjes dhe Bukureshtit dhe merr pjesë në shumë ngjarje bullgaro-rumune që lidhen me kontaktet kulturore, turistike ose biznesi midis dy popujve. Ajo gjithashtu realizon intervista me njerëz nga hapësira bullgaro-rumune. Redaktori Aleksandru Jonashku, një bashkëpunëtor me qendër në Krajova me doktoraturë në letërsinë rumune dhe britanike, i jep gjithashtu mbështetjen e tij zhvillimit të seksionit rumun të Radio Bullgarisë.

Më 3 nëntor 2023, në Institutin Diplomatik Bullgar u prezantua një libër, rezultat i projektit kërkimor "Politika e jashtme e Rumanisë në një kontekst gjeopolitik dhe Bullgaria", i cili bashkon dy studime - atë të Aneta Mihajllova - specialiste për Rumaninë nga Instituti i Studimeve Ballkanike të Akademisë Bullgare të Shkencave dhe i Vlladimir Mitev.

Ndër idetë e tjera se si të zhvillohen marrëdhëniet bullgaro-rumune, kolegu ynë argumentoi se pse është e nevojshme që ato të kenë një element popullor, d.m.th. qytetarët e të dy kombeve të jenë subjekte të tyre. Sipas Vlladimir Mitev, kjo do të krijojë më shumë besim mes njerëzve, do të njihen me njëri-tjetrin, do të rritet potenciali i marrëdhënieve dhe çdo politikë që elitat përpiqen të ndjekin do të ketë thellësi dhe dendësi më të madhe.

Seksioni rumun i Radio Bullgarisë është pjesë e kësaj tendence të hapjes ndaj fqinjëve, të shkëmbimit të lirë të informacionit të verifikuar dhe të saktë që do të kapërcejë paragjykimet dhe do të tregojë se vendet në rajonin tonë po ndryshojnë dhe po modernizohen. Kështu, së bashku me ekipet e redaksisë serbe, greke, shqiptare dhe turke, Radio Bullgaria vazhdon të ndjekë synimin e saj ambicioz për të promovuar komunikimin në Evropën Juglindore, në mënyrë që popujt tanë të zhvillohen në miqësi dhe bashkëpunim!

Autor: Ekip i Radio Bullgarisë

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: BNR




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria sot – 22 nëntor 2024

Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni versionin më të ri të këngës “Sa e bukur je” nga D2 dhe Grafa. Ju urojmë minuta të këndshme! 01:32 - Lajme 11:21- Kënga e ditës

botuar më 24-11-22 3.00.MD

Bullgaria sot – 21 nëntor 2024

Të nderuar miq, në fillim të programit tonë më 21 nëntor 2024 do të dëgjoni lajmet e fundit. Në Ditën e Familjes së Krishterë, në rubrikën tonë të përditshme “Kënga e Ditës” ju ofrojmë këngën "Lutja për ne" në interpretim të këngëtares së dashur..

botuar më 24-11-21 3.00.MD

Bullgaria sot – 20 nëntor 2024

Të nderuar miq, në fillim të programit tonë më 20 nëntor 2024 do të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën tonë të përditshme “Kënga e Ditës” ju ofrojmë këngën “Ditët e anasonit” në interpretim të grupit B.T.R. Ju urojmë minuta të këndshme!..

botuar më 24-11-20 3.00.MD