Kryeministri Nikollaj Denkov i bëri thirrje ministrit të brendshëm Kalin Stojanov të shprehë një qëndrim të prerë për dhunën e disa policëve në protestën e tifozëve të futbollit më 16 nëntor. Denkov tha se veprimet e tij të mëvonshme ndaj Stojanov do të varen nga kjo.
“Nëse ministri nuk i njeh këto raste si dhunë që meriton një sanksion jashtëzakonisht të rëndë, unë do të jap dorëheqjen... Nuk mund të pranoj të jem kryeministër në një qeveri që rreh njerëzit në rrugë”, tha kryeministri.
Ai i bëri thirrje parlamentit që të formojë një komision hetimor për të zbardhur rastet e dhunës policore nga 16 nëntori, pse ndodhi dhe si të parandalohen incidente të tilla në të ardhmen.
“Nëse do të ketë dorëheqje të ministrit të brendshëm, duhet të largohet edhe kryeministri Nikollaj Denkov. Ministri është figurë politik. Prej tij duhet të kërkojmë llogari jo për trajnimin e policëve, por për Shengenin, për mbrojtjen e kufirit”, tha më herët, sot lideri i GERB-it Bojko Borisov.Ai mohoi informacionin e përhapur në hapësirën publike se ministri i brendshëm është emëruar nga GERB, dhe shtoi se ai është një figurë neutrale.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..