"Ne kemi një treg të qetë për momentin. Dhe ajo që i shqetëson njerëzit dhe krijon një situatë nervoze janë të ardhurat e ulëta," tha për BNR Vlladimir Ivanov, kryetar i Komisionit Shtetëror për Bursat dhe Tregjet e Mallrave. Sipas tij ka një mjedis të fortë konkurrues dhe situata nuk është aq e pakëndshme - në këtë kohë të vitin e kaluar kishte një kurbë që tregonte qartë rritjen e çmimeve, ndërsa tani ajo është në rënie. Kjo do të thotë, nëse në 2022 ka pasur shumë stres në treg, tani situata është stabile. Ivanov sqaroi se në krahasim me shportën e konsumit të produkteve për 100 leva vitin e kaluar, tani çmimi i tyre do të ishte 103 leva. Përfundimi - tensioni vjen nga vonesa e të ardhurave, jo nga ndërveprimet në treg.
Një sondazh mes 350 kompanive në vend tregon se në vitin aktual më shumë se gjysma e punëdhënësve kanë rritur pagat deri në 10%, ndërsa në vitin 2022 rritja ishte 14-15% në përgjigje të rritjes së inflacionit. Megjithatë, rezulton se kjo nuk mjafton dhe të ardhurat në vendin tonë mbeten më të ulëtat në Bashkimin Evropian.
“Bullgaria ka çmimet më të larta nga pikëpamja e të ardhurave më të ulëta në BE, ose me fjalë të tjera - me të ardhurat më të ulëta duhet të përballemi me çmimet më të larta kundrejt vendeve të tjera”, shpjegoi Pllamen Dimitrov presidenti i Konfederatëssë Sindikatave të Pavarura në Bullgari (KNSB) pasi Instituti për Kërkime dhe Trajnime Sociale dhe Sindikale /për KNSB/ njoftoi studimin e tij mbi rritjen e pagave dhe kostos së jetesës në Bullgari në tre muajt e fundit. Edhe pse situata është e njëjtë për shumë mallra, vërehet edhe një rënie e lehtë e çmimeve për disa prej tyre, ato janë përgjithësisht në nivele të larta, tregojnë rezultatet. Si gjithmonë, KNSB ndalet në të ashtuquajturat një shportë e vogël konsumi, ose 20 mallrat thelbësore pa të cilat një person nuk mund tia dalë në shtëpi. Aktualisht, vlera totale e këtyre mallrave të monitoruara në Bullgari është 56 euro. Rritja e çmimeve për një periudhë njëvjeçare është mbi 15%, raportojnë ekonomistët. Për krahasim, i njëjti mall kushton 50 euro në Spanjë, 59 euro në Gjermani dhe 46 euro në Rumani. Bullgarët që marrin pagë minimale mund të blejnë mallrat nga shporta e vogël e konsumatorit vetëm 7 herë në muaj. Në Spanjë, një pagë minimale mund ta blejë këtë shportë 27 herë, dhe në Gjermani 34 herë.
Në të njëjtën kohë, krahasuar me vendet e tjera anëtare të BE-së, Bullgaria vazhdon të ketë pagën mesatare më të ulët, konfirmon studimi i KNSB-së.
“Mielli është më i shtrenjt në Bullgari, krahasuar me vendet e tjera – 92 cent, krahasuar me 70 cent në Spanjë, 74 cent në Kroaci, në Rumani – 80 cent – krahason Ljubosllav Kostov, ekspert në KNSB dhe vazhdon: Ne jemi në vendin e tretë për sa i përket djathit më të shtrenjtë të lopës - para nesh në renditje janë vetëm Franca dhe Kroacia. Në përgjithësi, diferenca në çmime nuk korrespondon me diferencën në pagë, aq më pak me produktivitetin e punës. ”
Çmimet në shportën e vogël të konsumatorit kanë shënuar rritje të dyfishtë që nga fillimi i inflacionit,ndërsa rroga nuk është rritur me një ritëm të tillë – përmbledh KNSB dhe kujton se inflacioni i matur që nga fillimi i vitit 2021 është 30% - një rritje e përgjithshme e çmimeve të mallrave dhe shërbimeve në Bullgari. Në këtë situatë, sindikata kërkon të paktën 15% rritje të pagës minimale, në funksion të inflacionit prej 5% që pritet vitin e ardhshëm.
“Ne duam në vitin 2024 fuqia jonë blerëse të rritet, pavarësisht gjithë këtyre shqetësimeve për inflacionin që janë duke ardhur nga faktorë të jashtëm të energjisë dhe luftërat që do të ndikojnë në çmimet, veçanërisht në dimër. Ndaj, inflacioni 5% që ka parashikuar Ministria e Financave në buxhetin e vitit të ardhshëm, mund të rezultojë një parashikim mjaft optimist”.
Foto: Pixabay, BGNES, BTAPërktheu në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello
Perandoria Qiellore, "fabrika e botës" - kjo është Kina, ekonomia e dytë më e madhe në shkallë globale. Vendi aziatik po punon në mënyrë aktive për të zgjeruar ndikimin e tij ekonomik në të gjithë botën dhe apoteoza e këtyre përpjekjeve është..
Tarifat e vendosura nga administrata e Presidentit Donald Trump në SHBA mbi mallrat evropiane do të kenë një efekt të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë në eksportet bullgare. Efekti i drejtpërdrejtë i llogaritur nga Ministria e Ekonomisë dhe Industrisë..
Buxheti shtetëror i Bullgarisë për vitin aktual 2025 "nuk mjafton". Kemi lëshuar dreqin nga shishja, shteti kurrë nuk ka shpenzuar kaq shumë – alarmojnë ekspertët financiarë. Deri në fund të vitit ka mbetur pak kohë, dhe pavarësisht përpjekjeve të mëdha..
Ministria e Financave më 21 tetor mori një borxh të brendshëm dhe shiti letra me vlerë shtetërore në shumën prej 300 milionë leva (145 milionë euro) me..
Rritja vjetore e Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit tonë do të mbetet në një nivel prej mbi 3% në periudhën 2025-2027, parashikon siguruesi i kredive..