Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ministri i financave Asen Vasilev: Nuk do të lejojmë krijimin e getove me paga të ulëta

Asen Vasilev
Foto: BGNES

933 leva (477,04 euro) është paga minimale e përcaktuar në projektbuxhetin nga 1 janari dhe kjo do të bëhet fakt nëse deputetët e mbështesin atë, tha Asen Vasilev në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh.Sipas tij, Bullgaria është në vend të fundit në Ballkan për sa u përket pagave minimale, njoftoi Televizioni Kombëtar Bullgar /BNT/.

“Ne jemi të detyruar të parandalojmë formimin e getove me paga të ulëta, punë jo cilësore dhe rajone të braktisura, sepse kjo ndodh edhe në vendet e zhvilluara, nëse hapet hendeku i të ardhurave”, tha ministri.

Ai raportoi se në buxhet ka rritje të përhershme të pensioneve dhe nuk ka ndryshim në normat tatimore.Deficiti i parashikuar është 3% sipas kritereve të Mastrihtit për hyrjen në Eurozonë.10 miliardë leva (mbi 5 miliardë euro) janë investimet, që është një rritje prej 25%, buxheti është nën 36% të PBB-së.Gjatë diskutimeve, partnerët trepalësh nuk arritën një marrëveshje për buxhetet e Arkës Kombëtare të Sigurimeve Shëndetësore dhe të Sigurimeve Shoqërore Shtetërore, raportoi gazetarja e BNR, Marta Mlladenova.Nuk u arrit unanimitet edhe për buxhetin e shtetit për vitin 2024. Ministri i financave Asen Vasilev tregoi se qëllimi është që buxheti të miratohet përfundimisht deri më 22 dhjetor, transmetoi BNT.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nisi një fushatë paralajmëruese për të mbrojtur të rinjtë nga fotot e rrezikshme për rrjetet sociale në internet

Startoi fushata mes të rinjve "Jeta vlen më shumë se pëlqimet". Fushata u nis nga një nga kompanitë e transmetimit të energjisë elektrike në vend. Ideja është të mbrohen të rinjtë që ndërmarrin veprime të rrezikshme për të bërë foto spektakolare për..

botuar më 25-11-15 10.15.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, në Sofje – rreth 0°. Gjatë 24 orëve të ardhshme nuk pritet ndryshim në situatën sinoptike. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Në Rrafshinën e Danubit do të ketë mjegull, ndërsa..

botuar më 25-11-14 7.35.MD

Bullgaria i kërkon SHBA-së të shtyjë pagesën sipas kontratës për F-16

Ministria e Mbrojtjes po kërkon shtyrjen e njërës prej pagesave të mëdha sipas kontratës për avionin e dytë F-16 deri në vitin 2028. Ministri i Mbrojtjes, Atanas Zaprjanov, tha se kjo është e nevojshme sepse vendi ynë do të hasë vështirësi në zbatimin..

botuar më 25-11-14 6.32.MD