Është gati albumi i dhjetë jubilar i rock-grupit "Konkurrent", i titulluar "Në rrugën e vështirë". Disku përmban 11 versione të incizuara në studio dhe 3 performanca "live" bonus të këngëve ikonike të grupit: "Jepmë kohë", "Mama" dhe "Ëndrra e plotësuar".
"Në rrugën e vështirë" mbledh këngët më të fundit të grupit.
Pse e kanë quajtur albumin e tyre “Në rrugën e vështirë”, na shpjegon vokalisti i grupit Emill Ançev:
"Kjo është historia jonë - "Në rrugën e vështirë", sepse rruga nuk është gjithmonë e mbushur me trëndafila. Ne donim që ky album përvjetor të ishte i veçantë për grupin, kështu që kemi mbledhur këngët tona më të fundit dhe këngët ikonike. Presim me padurim që edhe publiku ynë t’i dëgjojë, sepse reagimi i tyre është ajo gjë që na emocionon më shumë!”

Publiku do të mund t'i dëgjojë këngët nga albumi në një koncert-promovim më 24 nëntor në Dimitrovgrad (Bullgari Jugore), ndërsa disku do të dalë të nesërmen - më 25 nëntor.
Dëgjoni si tingëllon hiti i “Konkurrentit”: “Jepmë kohë”, në një performancë të përbashkët me Orkestrën Simfonike të BNR-së:
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: FB / konkurentband
Që nga shfaqja e tij në skenën muzikore bullgare pothuajse 20 vjet më parë, muzikanti i rokut Toma Zdravkov na ka fituar me praninë e tij autentike. Edhe pse i është përkushtuar kryesisht tingujve të rock and roll, punk dhe country, Toma gjithmonë ka..
Një përjetim emocionues u ofron melomanëve të kryeqytetit, Festivali Europian i Muzikës më 10 nëntor. 2500 vjet nga themelimi i qytetit legjendar italian me bukurinë e tij, Napoli, do të shënohen me një ngjarje të veçantë – koncertin e formacionit Ars..
E përfunduar në vitin 1940, drama e vallëzimit u shfaq për herë të parë më 4 janar 1942 në Operën e Sofjes nën drejtimin e dirigjentit Asen Najdenov. Libretisti dhe regjisor ishte Hrisan Cankov, koreografinë e bëri Maria Dimova – një..
Eventi i radhës me të cilin grupi Mary Boys Band shënon 30-vjetorin e tij është një koncert me një orkestër të madhe simfonike në sallën..