Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fillon ndërtimi i një kishe ortodokse bullgare në Londër

Foto: BNR

Një kishë ortodokse bullgare për nder të "Shën Joanit të Rilës" do të ndërtohet në Londër në vendin e kishës së mëparshme në territorin e ambasadës bullgare në kryeqytetin britanik. Në një ngjarje të organizuar posaçërisht në ambasadën tonë, e cila mblodhi shumë nga bashkatdhetarët tanë që jetojnë në ishull, ambasadori Marin Rajkov prezantoi projektin dhe nisi zyrtarisht një fushatë donacionesh, qëllimi i së cilës është mbledhja e fondeve për ndërtimin e kishës.  Në mes  të pranishmëve ishin Shkëlqesia e Tij Mitropoliti i Evropës Perëndimore dhe Qendrore Antonij dhe At Dobromir, i cili drejtoi shërbesën në kishë.

Sipas ambasadorit Rajkov, projekti i kishës është klasik. Ajo i ngjan arkitekturës së kishave të vjetra bullgare - ato në Pliska, Preslav, Veliko Tërnovo dhe Serdika. Edhe pse “Shën Joani i Rilës” do të jetë në territorin e ambasadës, leja nga autoritetet londineze ishte e nevojshme për realizimin e projektit. Kjo u arrit si rezultat i përpjekjeve aktive të përfaqësisë sonë diplomatike dhe arkitektit të tempullit.

Mitropoliti Antonij dhe ambasadori Marin Rajkov

“Projekti, autor i të cilit është një arkitekt italian, u miratua nga Këshilli i Uestminstër. Nuk ishte e lehtë, por arritëm pajtim. Kisha do të ngrihet në një pjesë qendrore të Londrës. Nuk ka asnjë kishë tjetër ortodokse përreth, përveç kësaj” - tha ambasadori Marin Rajkov para korrespondentit të BNR në Londër, Veselin Paunov.

Arkitekt i kishës bullgare “Shën Joan Rillski” është italiani nga Pulia Karllo Bugi. Zgjedhja e tij nuk është e rastësishme, pasi ai njihet për afinitetin e tij ndaj ortodoksisë dhe arkitekturës ortodokse. Ndër detyrat e vështira përpara tij ishte nevoja për të përmbushur kërkesat për ruajtjen e pamjes kulturore të zonës me kërkesat e kanunit ortodoks për dukjen e kishës nga jashtë dhe nga brenda.

“Kjo është një sfidë e madhe për arkitektin, për ndërtuesit, për të gjithë. Kjo është para së gjithash një kauzë për Bullgarinë”, theksoi Mitropoliti Antonij dhe falënderoi “të gjithë bullgarët që do të jenë pjesë e këtij projekti dhe do të ngulitin një pjesë të zemrës dhe të besimit të tyre në këtë ndërtesë”.

Kjo fushatë donacionesh synon, mbi të gjitha, të bashkojë bullgarët në Mbretërinë e Bashkuar, t'i bëjë ata të përjetojnë me zemrat e tyre këtë ngjarje vërtet historike, sepse për 30 vjet bullgarët frekuentojnë kishën e vogël në oborrin e ambasadës dhe tani do të kenë mundësinë ta vizitojnë një tempull i bukur, i gjerë me të gjitha kërkesat e nevojshme të dizajnit të brendshëm të Kishës Ortodokse” - tha Mitropoliti Antonij.

Deri më tani për ndërtimin u grumbulluan rreth 400 mijë euro. Disa prej tyre u ndanë nga qeveria bullgare, ndërsa pjesa tjetër u dhurua nga besimtarët. Megjithatë, këto fonde rezultuan të pamjaftueshme. Prandaj At Dobromir bën një apel:

"U bëj thirrje bullgarëve në Londër dhe në Britaninë e Madhe, pse jo edhe në të gjithë botën, të ndihmojnë këtë kauzë të mirë që do të na bashkojë. Kisha është i vetmi vend në këtë botë që mund të bashkojë, sepse jemi të ndarë në hapësirën politike dhe në shoqëri. Prandaj duhet të kemi një vend i cili të na bashkojë. Pavarësisht bindjeve politike, pavarësisht gjinisë, moshës, arsimimit, ne jemi gjithmonë bashkë në kishë. Kjo është një nismë shumë e mirë bullgare në Londër.”


Teksti: Miglena Ivanova / bazuar në një reportazh të Veselin Paunov, korrespondent i BNR në Londër/

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: BTA, BNR




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Silvia Basile

Vota jashtë shtetit kundër sistemit dhe si votoi për herë të parë 18-vjeçarja Silvia

Pjesëmarrja dramatike e ulët e votuesve dhe vota e protestës është një prirje që po thellohet mes bullgarëve jashtë vendit, thonë sociologët. Duke gjykuar nga zgjedhjet e parakohshme të fundit, profili i votuesit tonë jashtë vendit është i..

botuar më 24-06-17 7.15.PD

Studime për frankofonët në nivel botëror ofrojnë Universiteti i Teknologjisë dhe ai i Teknologjisë Kimike dhe Metalurgjisë në Sofje

Për më shumë se 30 vjet, dy universitete bullgare ofrojnë studime cilësore në frëngjisht për degë dhe diploma teknike dhe inxhinierike të njohura në mbarë botën. Prandaj mësuesit thonë me krenari se mes të diplomuarve nuk ka asnjë të papunë...

botuar më 24-06-16 9.20.PD
Teodor Stojçev

Pas zgjedhjeve: Surpriza dhe një verë e nxehtë për Parlamentin e ri Evropian

Partia Popullore Evropiane rriti vendet e saj në krahasim me votimin për Parlamentin e mëparshëm Evropian në 2019 me gjithsej 186 deputetë. Ndërkohë, socialistët dhe demokratët pësojnë rënie me disa mandate nga zgjedhjet e mëparshme dhe do të kenë 135..

botuar më 24-06-14 12.55.MD