Ministrja e jashtme Maria Gabriel bëri thirrje për përmbajtje në komentet për shanset e Bullgarisë për të hyrë në Shengen pas zgjedhjeve parlamentare të mbajtura në Holandë. “Le të krijohet një qeveri, nuk angazhohem për një datë për hyrjen në Shengen”, tha ajo për Televizionin Kombëtar Bullgar /BNT/. "Argumentet janë politike, ekonomike, ka fakte të qarta. Bullgaria sigurisht që ruan kufirin e jashtëm të BE-së. Ne nuk po lutemi për asgjë, Bullgaria mbron pozicionin dhe vendin e saj", shpjegoi ministrja.
Lidhur me anijen e rrëmbyer nga husët jemenas me kapitenë bullgarë në bord, Gabriel deklaroi: "Që nga dita e parë kemi informacion. Në këtë fazë, e vetmja gjë që mund të them, sepse në raste të tilla është e rëndësishme të jemi diskretë, është që ne jemi në kontakt dhe koordinim të nevojshëm me institucionet përkatëse. Ne do të bëjmë gjithçka që bashkatdhetarët tanë të kthehen shëndoshë e mirë në Bullgari”.Shoqata Kombëtare e Mbarështuesve të Deleve dhe Dhive kërkoi dorëheqjen e Ministrit të Bujqësisë Georgi Tahov dhe drejtorit të Agjencisë së Ushqimit Svetllozar Patarinski për shkak të vonesës së vaksinimit të kafshëve kundër lisë, njoftoi gazetarja e..
Banka Kombëtare Bullgare (BNB) ka blerë 2053.2 kgar, njoftoi faqja e internetit e BNB-së. Blerja u bë pasi më 8 korrik Këshilli i BE-së miratoi një vendim për futjen e euros në Bullgari që nga 1 janari 2026. Transaksionet u kryen në tregjet..
Komisioni Evropian ka ngritur padi kundër Bullgarisë në Gjykatën e Bashkimit Evropian, sepse nuk i ka transpozuar plotësishtnë legjislacionin kombëtar rregullat e komunitetit për dërgimin e shoferëve dhe kërkon sanksione financiare. Direktiva..
Nga 13 tetori deri më 28 nëntor, Kryqi i Kuq Bullgar do të shpërndajë produkte të blera nga Agjencia e Ndihmës Sociale për qytetarët në nevojë, njoftoi..
Ambasada e Bullgarisë në Japoni ftoi bashkatdhetarët tanë që jetojnë në Tokio dhe zonën përreth të marrin pjesë në një seminar krijues për..